Çfarë paraqesin puçrrat në vende të caktuara?

spot_imgspot_img

Me puçrra lufton një numër i madh grash. Për të qenë sa më të sukseshme, më së miri është të drejtoheni te dermatologu. Megjithatë nëse nuk janë në një gjendje shumë shqetësuese, mund të provoni t’i kuroni vetë, por më parë duhet ta dini arsyen e shfaqjes së tyre. Po ju zbulojmë disa arsye të mundshme të paraqitjes së puçrrave në disa vende të caktuara të lëkurës.

Në qafë dhe në dekolte – Shfaqja e puçrrave në këto vende jo rrallë është rezultat i stresit, por mund të shfaqen edhe si ngacmim i veshjeve sintetike.

Në veshë – Puçrrat në veshë zakonisht janë të dhimbshme dhe të nënlëkurshme dhe asocojnë në probleme me veshkat. Mbase hani gjëra shumë të njelmëta dhe pini pak lëngje.

Në faqe –Puçrrat në faqe, anash dhe përreth gojës më së shumti shfaqen në peridhën paramenstruale. Kjo pjesë e trupit lidhet me hormonet, prandaj puçrrat mund të jenë tregues problemi me vezoret. Përvec kësaj, puçrrat e kësaj pjese mund të lidhen edhe me stresin dhe me gjumin e parregullt.

Pjesa e sipërme e faqeve – Nëse ju shfaqen puçrra më mollëza, ndoshta jeni duke e tepruar me cigare.

Pjesa e poshtme e faqeve – Puçrrat në pjesën e poshtme të faqeve mund të kenë lidhje me ushqimin jo të shëndetshëm.

Mjekra – Edhe puçrrat e mjekrës mund të lidhen me ushqimin, prandaj kujdes me hajet e yndyrshme.

Midis vetullave – Puçrrat e kësaj pjese mund të shprehin sëmundjen e mëlcisë. Mbani llogari për ushqimin tuaj, shmangiuni djathit, qumështit, gjalpit dhe vajit./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si dalloni materialet që zgjasin rrobat

Udhëzues praktik Trend nga Kosovarja: si ta njohësh në dorë një material të qëndrueshëm, cilat prova të bësh në dyqan dhe si ta ruash rrobën më gjatë.

Kujdesi për jetën seksuale në dashuri

Udhëzues praktik dhe i ngrohtë për komunikim, pëlqim, rituale intimiteti dhe siguri – hapa të thjeshtë që e mbajnë jetën seksuale të gjallë brenda lidhjes.

Dashuri pa konflikte: si zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet s’duhet të bëhen grindje. Zbulo hapa praktikë për biseda të qeta, dëgjim aktiv dhe kufij të qartë në çift, të përshtatshme për Kosovë, Zvicër dhe diasporë.

Barëra natyrale: rutinë mbrëmjeje për gjumë të qetë

Krijo një rutinë mbrëmjeje të lehtë me hapa natyralë: ambient i qetë, çaj bimor, frymëmarrje e ngadaltë dhe orar i qëndrueshëm për gjumë më të qetë.