10 C
Priština
More

    Simptome të pazakonta, por të shpeshta gjatë shtatzanisë

    spot_imgspot_img

    Rënia e flokëve, puçrrat dhe lëkura me shkëlqim janë vetëm disa nga simptomet e shpeshta dhe jo aq të këndshme gjatë kohës së shtatzanisë. Ne sot do t’ju zbulojmë disa nga simptomat më të pazakonta, por kryesisht të shpeshta, të cilat nuk duhet që t’ju frikësojnë.

    Shtatzania është periudhë kur gjithçka na kthehet me kokën mbrapsht, hormonet çoroditen, trupi ndryshon dhe në të shumtën e rasteve nuk e dimë se çfarë na ka gjetur. Ekzistojnë disa simptome të pazakonta, por jo edhe aq të rralla, të cilat i përjeton shumica e shtatzënave.

    Djersitja

    Shumë shtatzëna djersisin pa kontroll, dhe jo vetëm nën sqetulla por edhe në bark, fytyrë, qafë, bile edhe ndërmjet këmbëve. Nëse keni vërejtur se djersisni shumë, kjo vjen për shkak se metabolizmi punon më shumë dhe rritet qarkullimi i gjakut nëpër lëkurë. Përpiquni që të flladiteni në çfarëdolloj mënyre që dini dhe gjithmonë mbani me vete faculetë.

    Aromë e çuditshme

    Të gjithë ne në njdonjë çast të jetës tonë ballafaqohemi me aromë të pakëndshme në ndonjë pjesë të caktuar të trupit. Nëse jeni shtatzënë dhe ndjeni aromë të pazakontë që vie nga pjesët gjenitale, nuk duhet të habiteni, të brengoseni e as t’ju vijë turp. Hormonet e shtatzanisë janë fajtorët e aromave të pakëndshme dhe mënyra e vetme për ta shmangur këtë aromë është të bëni dush më shpesh.

    Shputat e zmadhuara

    Shputat gjatë kohës së shtatzanisë jo vetëm që enjten, por në njëfarë mënyre edhe rriten. Një hulumtim ka treguar se ndryshimi i shputave gjatë kohës së shtatzanisë është afatgjatë dhe mesiguri nuk do të kthehet më në madhësinë e mëparshme. Pse rriten shputat? Sipas shkenctarëve ndryshimi i madhësisë së shputave vjen për shkak të peshës plotësuese të cilën e mbajnë shtatzënat gjatë periudhës së shtatzanisë. Krahas kësaj, tek shtatzënet rritet edhe relaksimi i kyçeve dhe ligamenteve, gjë që e bën të ndryshueshme strukturën e shputave.

    Puçrrat

    Puçrrat (njollat) e kuqe të cilat shkaktojnë neveri, prekin një numër të caktuar të shtatzënave. Zakonisht fillojnë në pjesën e barkut dhe mëpastaj shpërndahen drejt këmbëve, shputave, gjinjëve, duarve dhe qafës. Edhepse është një gjë shumë e pakëndshme dhe e bezdisshme, këto puçrra (njolla) nuk përbëjnë asnjë rrezik për nënën ose beben. Konsultohuni me mjekun i cili do t’ju japë ilaçin e duhur.

    Zëri i trashë

    Nëse keni vërejtur se zëri juaj është më i trashë se zakonisht dhe nuk tingëllon si më parë, mos u brengosni sepse ky është vetëm një nga simptomet të cilat i ndjekin femrat shtatzëne. Arsya për këtë qëndron në prodhimin e shtuar të sekrecionit në fyt (këlbazit), i cili mund të ndikojë në kualitetin dhe ngjyrën e zërit, prandaj mund të tingëlloni më ndryshe nga koha kur nuk keni qenë shtatzënë. Prodhimi i shtuar i sekrecionit në fyt (këlbazit) është fajtor edhe për ndryshimin e shqisave të shijes dhe aromës. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...