Çfarë nuk duhet të bëni nëse dëshironi të humbisni peshë?

spot_imgspot_img

Humbja e peshës është një luftë e vertëtë për shumë njerëz.Numërimi i kalorive dhe ndjekja e një rutine stërvitje mund të jetë e mërzitshme edhe për personin më të përkushtuar.

Në këtë artikull janë disa këshilla të zakonshme që mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë.

Mos e kufizo ushqimin 

Edhe pse më pak ushqim do të thotë më pak kalori dhe rrjedhimisht më pak kiogramë, kjo s’do të thotë se pesha duhet të zhduket sa më shpejt.

Kur ju merr uria, trupi juaj humbet masën muskulore dhe dhjamin në sasi të barabarta.

Humbja e peshës në mënyrë të ngadalë parandalon zvogëlimin e masës muskulore ndërsa yndyra e trupit digjet më ngadalë.

Mos synoni të humbisni peshë sa më shpejt

Humbja e shpejtë e peshës mund të jetë motivuese në fillim, por shumë njerëz u rikthehen zakoneve të vjetra të ngrënies dhe pesha rikthehet me të njëjtën shpejtësi që u humb.

Mos u dehidratoni

Dehidrimi ngadalëson metabolizmin tuaj.  Dhe konsumi i sasive të mjaftueshme të ujit ndihmon në zvogëlimin e peshës që vjen nga uji në trup.

Mos e shmanagni mëngjesin

Mëngjesi ju jep energjinë që ju nevojitet për të filluar ditën.

Ai nxit punën e metabolizmit, duke e bërë përgatitur trupin tuaj për të përpunuar më mirë vaktet pasuese të ditës.

Shmangni ushqimet e yndyrshme, të kripura si edhe mishin e përpunuar.

Mos e mbingarkoni veten

Studimet kanë treguar se ndryshimet e vogla dhe të ngadalta në jetën tuaj të përditshme janë një metodë më efektive për të humbur peshë dhe për ta ruajtur atë.

Provoni të zëvendësoni një ushqimet e yndryshme me ato më të shëndetshme. Shtoni pesë minuta më shumë aktivitet në programin tuaj ditor dhe zëvendësoni pijet me sheqer me ujë.

Përpiquni të bëni një gjumë të mirë

Studimet kanë hetuar prej kohësh lidhjen midis gjumit dhe shtimit në peshë.

Në përgjithësi, 7-9 orë gjumë janë të domosdoshme për një të rritur, por shumica e të rriturve flenë më pak.

Mungesa e gjumit mund të çojë në mungesë energjise dhe një ndryshim në kimikatet e trurit që ndikojnë në oreks.

Prandaj është e rëndësishme të flini aq sa keni nevojë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.

Shoqëria & familja: Kohë cilësore pa telefona — ide praktike për mbrëmje dhe fundjavë

Si të organizoni mbrëmje dhe fundjava pa telefona për të forcuar lidhjet familjare: rregulla të thjeshta, mënyra të mira komunikimi dhe ide konkrete për aktivitete që nxisin dëgjimin dhe kohën cilësore së bashku.