Ç’është dhe si ta realizoni metodën 3-6-5, për një gjumë më të mirë!

spot_imgspot_img

Stephanie Gailing, konsulente e shëndetit, thotë se metoda 3-6-5 është ideale për “ta qetësuar trupin përgjatë ditës”.“3-6-5” është një metodë frymëmarrjeje që praktikohet 3 herë në ditë, me 6 frymëmarrje të plota për 5 minuta.

Si ta realizoni për të marrë më të mirën prej saj:

1 – Gjeni një pozicion të rehatshëm

Është e rëndësishme të jeni të relaksuar. Uluni në një karrige të rehatshme ose shtrihuni. Shumë njerëz thonë se e praktikojnë më mirë nëse janë shtrirë.

2 – Mbani një metodë për të “gjurmuar” frymëmarrjen tuaj

Mund të përdorni një aplikacion ose të numëroni sekondat, nëse kjo ju ndihmon të përqendroheni. Pjesa më e madhe e njerëzve vendosin kohëmatësin në 5 minuta.

3 – Merrni frymë ngadalë dhe thellë në diafragmën tuaj për 5 sekonda dhe më pas, nxirreni për 5 sekonda të tjera

Kështu, ju do të arrini të bëni 6 frymëmarrje të plota në minutë. Bëni të njëjtën gjë për 5 minuta.

4 – Përsëriteni dy herë të tjera përgjatë ditës

Mos harroni se praktikat e frymëmarrjes kanë një sërë përfitimesh. Ato ju ndihmojnë të ribalanconi sistemin nervor, duke ju bërë më elastik ndaj stresit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...