Buzet janë pjesa më e dëshiruar në trupin e femrës

spot_imgspot_img

Pjesët më seksi në trupin e femrës janë buzët, derisa shputat janë më pak të dëshiruarat në këtë “paketë”, ka treguar hulumtimi i përbashkët britanik dhe jugoafrikan.

Për ju cila është pjesa më e dëshiruar e trupit? Buzëqeshja? Gjinjtë? Prapanica? Këmbët? Duke gjykuar në bazë të hulumtimeve më të reja të neuroshkenctarëve, buzët janë pjesa më e dëshiruar në trupin e femrave dhe meshkujve, duke i lënë shumë pas pjesët dhe atributet tjera.

Ekspertët e universitetit Witwatersrand nga Johanesburgu dhe universitetit Bangor nga Velshi, kanë pyetur 800 perosna, nga të cilët kanë kërkuar që të vlerësojnë 41 pjesë të trupit sipas asaj se sa tërheqëse janë.

Kështu, buzët e femrave kanë marrë notën 7,9 nga maksimumi 10, baza e qafës është treguar si zonë e popullarizuar erogjene me 7,5 pikë nga 10, derisa në vendin e tretë janë renditur së bashku thimthat (majat) e gjinjëve dhe gjinjtë me numër të njejtë të pikëve (7,3 nga maksimumi 10 pikë). Kur janë në pyetje pjesët më tërheqëse te meshkujt, kanë fituar buzët me 7 nga 10 pikë, derisa pjesa e brendshme e kofshëve është treguar më i dëshiruar se sa pjesa e poshtme e qafës (5,8 pikë në raport me 5,6 pikë).

“Shumica supozojnë se trupi i femrës është përplot me zona erogjene, ndërsa se meshkujt kanë vetëm një, por kjo mesiguri nuk është rasti i hulumtimit. Poashtu kemi zbuluar se të gjithë ndajmë të njejta zona erogjene në së paku dy kontinente të ndryshme, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për femër të bardhë në moshën e mesme e cila qëndron në ndonjë pjesë të Londrës apo për ndonjë homoseksual në ndonjë fshat afrikan”, sqaron Oliver Turnbull nga fakulteti për psikologji në universitetin Bangor, njëri nga autorët e hulumtimit.

Pjesët më të dëshiruara të trupit janë:

Femrat

• buzët – 7,9/10

• pjesa e qafës 7,5/10

• gjinjët dhe thithmat e gjinjëve 7,3/10

• prapanica 4,5/10

• këllqet 3,5/10

• shputat 1/10

Meshkujt

• buzët – 7/10

• pjesa e brendshme e kofshëve 5,8/10

• pjesa e qafës 5,6/10

• thimthat e gjinjëve 4,8/10

• pjesa e poshtme e këmbëve 2,8/10

• pjesa e krahut nën bërryl 1/10. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushtrime‑pushimi — lista bazë për kutinë e parë të ndihmës në shtëpi (udhëzime të përgjithshme)

Udhëzime praktike dhe të përgjithshme për të përgatitur një kuti të parë ndihme në shtëpi: parime të përgjithshme, kategori përmbajtjeje dhe hapa të thjeshtë për kontroll dhe ruajtje, duke sugjeruar verifikimin me autoritetet lokale.

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (argëtim)

Një udhëzues i lehtë dhe argëtues për ditën: çfarë mund t’ju sjellin yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie. Vetëm për qejf dhe reflektim të lehtë.

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë