Trendet 2014 për flokë dhe grim

spot_imgspot_img

 Ngjyrat: Këtë vit ngjyrat janë shumë të larmishme, ato sillen prej të bardhës së artë e deri te të kuqet. Tani në trend janë edhe ngjyrat natyrale.

 Prerjet dhe stilet:

Moda 2014 është fokusuar në flokë të gjatë, të pastërta dhe të shkëlqyeshme. Edhe pse prerjet e shkurtëra dhe flokët me gjatësi të mesme, gjetën vend në botën e modës, por flokët e gjata natyrale dhe të drejta janë në trend në këtë sezon. Flokët e gjata, si gjithmonë edhe këtë vit janë fantastike, të buta, të bukura dhe të lehta për t’u bërë. Flokët e gjata kanë qenë gjithmonë stil i besueshëm. Ato u japin femrave përzgjedhje të ndryshme të stileve të flokëve të gjata për t’i praktikuar.

Flokët e gjata mund të jenë të dobishme në një ditë të keqe, pasi ju vetëm mund t’i lidhni ato. Edhe pse flokët e shkurtra janë më të lehta për t’u kujdesur për to. Me flokë të shkurtra dukeni jashtëzakonisht elegante me stil dhe shumë tërheqëse.

Me flokë të shkurtra, ekzistojnë mundësitë e pafundme të ideve të flokëve në mënyrë që ato kurrë nuk do të dalin jashtë mode. Me të vërtetë në qoftë se ju do të shikoni në ndonjë revistë të modës, në mënyrë të pashmangshme ju do të

hasni fotografi të femrave të famshme me flokë të shkurtra. Kjo na jep të kuptojmë që këtë vit flokët e shkurta janë shumë trendi. Gjithashtu sa më të çrregullta të jenë flokët e juaja të shkurtra, aq më trendi do të duken.

Flokët e lidhura:

Për mbrëmje stili i flokëve të lidhura lartë është një zgjidhje shumë e përshtatshme pasi këtë vit ikonat më me ndikim të modës janë duke e praktikuar stilin bisht për mbrëmje glamuroze.

 Gërshetat:

Janë shumë në trend këtë vit dhe ato mund ti provoni në forma dhe madhësi të ndryshme qoftë në flokë të lëshuara apo të lidhura.

 Grimi

Këtë vit për grim janë në trend ngjyra metalike,e bronztë, kafe dhe e zezë për sy, kurse sa i përket buzëve ngjyrat e ndritshme dhe shkëlqyesit janë duke u përdorur më shumë qoftë në përditshmëri apo në mbrëmje të veçanta.

Ikonat botërore po i kushtojnë rëndësi të veçantë grimit duke aplikuar metoda dhe stile të ndryshme të grimit. Këtë vit karakteristike është pikërisht theksimi shumë i madh i linjave të fytyrës – qerpikëve dhe vetullave me ngjyrë të zezë të theksueshme, pastaj për sy janë duke u përdorur ngjyrat e ftohta jo shumë të theksueshme.

Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Paragjella: si të planifikoni dhe parapërgatisni vakte për javën për familje

Paragjella praktike për familje: si të organizoni një plan mujor me vakte të balancuara, të parapërgatitura në mënyrë të sigurt dhe me kursim kohe. Artikulli shpjegon parimet e dietës së shëndetshme, si të krijoni menu javorë dhe rregullat kryesore të higjienë

Ushtrime‑pushimi — lista bazë për kutinë e parë të ndihmës në shtëpi (udhëzime të përgjithshme)

Udhëzime praktike dhe të përgjithshme për të përgatitur një kuti të parë ndihme në shtëpi: parime të përgjithshme, kategori përmbajtjeje dhe hapa të thjeshtë për kontroll dhe ruajtje, duke sugjeruar verifikimin me autoritetet lokale.

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (argëtim)

Një udhëzues i lehtë dhe argëtues për ditën: çfarë mund t’ju sjellin yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie. Vetëm për qejf dhe reflektim të lehtë.

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.