16.7 C
Priština
More

    Gjithçka për pirsingun – sjellni vendime të mençura

    spot_imgspot_img

    Keni vendosur për të vënë vëth në hundë, gjuhë ose buzë? Para se të “fluturoni” dhe të zbukuroni trupin në këtë mënyrë, duhet të dini disa gjëra elementare.

    Pisringu i trupit është një nga mënyrat më të vjetra të zbukurimit. Pothuajse ekziston që kur ekziston njeriu. Por sot ajo nuk është vetëm për zbukurim, por tani është edhe pjesë e një kulture, shprehje të seksualitetit…

    Mirëpo, nëse keni vendosur për të bërë këtë hap, duhet mirë të njohtoheni me pirsingun, ku është më mirë të porositet dhe çfarë obligime vijnë bashkë me këtë zbukurim.

    Përzgjedhja e pirsingut

    Duhet që të informoheni mirë për pirsingun që e dëshironi. Nuk janë të gjithë aq të thjeshtë e as aq të lehtë për t’i mirëmbajtur. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund të vijë deri tek komplikimet. Poashtu, mendoni a mundet që ai lloj i pisringut t’ju bëjë probleme në vendin ku punoni.

    Përzgjedhja e studiove

    Gjëni studion e cila është tërë kohën e pastër dhe e rregulluar, për të cilën jeni vërtetuar se është në “zë të mirë”. Pyetni për rekomandim njerëzit ose miqt që e njohin këtë fushë. Bile ka edhe mjek qe bëjnë pirsing në trup, kjo mund të jetë një variant dhe zgjedhje më e lehtë dhe më e sigurtë.

    Në studion që keni zgjedhur duhet të informoheni për kushtet dhe përparësitë të cilat i ofrojnë, si dhe për prodhimet të cilat i shfrytëzojnë. Kontrolloni se mos jeni alergjik nga ndonjëra nga këto.

    Është shumë e rëndësishme që të zgjedhni studion e sigurtë, sepse nëpërmjet pirsingut në shoqëri mund të vijë edhe deri tek sëmundjet, siç janë infektimet e ndryshme (virusale apo bakteriale), deri tek bartja e hepatitit ose virusit HIV… Veçanarisht është me rrezik pirsingu në bark, nëse vjen deri tek infeksioni.

    Mund të vijë edhe deri tek enjtja, gjakderdhja, reaksione të pazakonta të bizhuterisë, ndërsa tek ata që përzgjedhin pirsingun në gjuhë – janë të mundshme dëmtimet e smaltit të dhëmbëve ose dhëmballave.

    Poashtu, në studion ku do bëni pirsingun duhet të theksoni faktin nëse keni diabet, probleme me zemrën ose gjëra të ngjajshme. Nëse merrni steroide ose ilaçe kundër kuagulimit të gjakut, duhet të konsultoheni me mjekun para se të bëni pirsingun.

    Kujdesi për zbukurimin e ri

    Pas pirsingut pasojnë muaj (ndonjëherë vetëm javë) kujdesi për pjesën e shpuar të trupit – që ajo të rritet siç duhet dhe pa komplikime. Në disa raste nuk lejohet noti nëpër pishina, lumenjë ose liqenj. Poashtu, preferohet shfrytëzimi i kremave antibakterik në javët e para pas pirsingut. Duhet ta pastroni sipas udhëzimeve që do t’i merrni në studion e pirsingut, të vëni krem dhe të merrni mjaft vitamina për shpejtimin e shërimit të plagëve nga shpuarja.

    Nëse ndodh diçka e pazakontë me pirsingun tuaj gjatë kohës së shërimit, menjëherë shkoni në studio për t’u konsultuar, e mëpastaj vizitone edhe mjekun.

    Gjëja më e mirë tek pirsingu është se shumë lehtë mund të hiqet. Me kohë vrima do të rritet, ndërsa kur bëhet fjalë për tatuazhet, aty gjërat ndryshojnë. /kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...