“Si përpara” quhet kënga më e re që Butrint Imeri e ka publikuar këtë të premte.

Këngës i ka bashkangjitur edhe videoklipin përmes së cilit sjell freksinë e detit tashmë kur zyrtarisht jemi në verë.

Teksti është i shkruar nga Butrinti, Nuke dhe Big Bang, të cilët së bashku prodhuan një projekt mjaft ritmik.

Risi e kësaj paraqitje të këngëtarit, është pamja e tij. Butrinti është bërë bjond.