Bebe Rexha ka një kërkesë për presidentin Trump

spot_imgspot_img

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i është drejtuar me një kërkesë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes Twitterit, kjo këngëtare që jeton dhe vepron në SHBA, ka kërkuar nga Donald Trump, që të ndërmarrë masa për t’i liruar amerikanët nga disa pagesa, në periudhën e izolimit nga Coronavirus-i.

“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat e qirasë, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi Corona të jetë nën kontroll. Miliona amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve dhe shtëpitë e tyre në vend se të qëndrojnë të sigurt”, ka shtuar ajo.

Bebe Rexha në vazhdimësi ka treguar se sa e shqetësuar është për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19. Më parë ajo është shprehur se në këtë periudhë, të gjithë duhet ta kuptojnë se gjërat materiale nuk kanë aspak vlerë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hidratim dhe ushqim në ditët e nxehta

Mbaje trupin të freskët me ujë, vakte të lehta dhe plan të mençur gjatë vapës, me këshilla praktike nga Kosovarja.

Materialet që zgjasin rrobat | Trend

Si të dallosh dhe të kujdesesh për materialet që i bëjnë rrobat të zgjasin, me këshilla praktike për Kosovë–Zvicër dhe familje.

Panna cotta me vanilje – recetë e thjeshtë

Panna cotta me vanilje për 4 persona, gati pa mundim: përbërës të qartë, hapa të sigurt dhe këshilla ruajtjeje që ta shijosh kurdo.

Dashuria në familje pa telefona

Një ritual i përditshëm pa telefona sjell prani, qetësi dhe kujtime të përbashkëta. Ja si ta ndezësh “kohën tonë” sonte, thjesht dhe pa stres.