Banjë me ujë të ngrohtë për zemër të fortë

spot_imgspot_img

Të bërit banjë është një veprim i përditshëm shumë i rëndësishëm për higjenën, por jo vetëm.

Ky ritual anti-stres i bën shumë mirë zemrës, thonë ekspertët.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Heart, shpjegoi se të bërit banjë në një vaskë me ujë të ngrohtë ndikon në uljen e rrezikut të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia me të paktën 28 përqind.

Sipas studiuesve, sa më shpesh të bëhet një ritual i tillë, aq më i lartë do të jetë ndikimi në shëndetin kardiovaskular.

Gjëja e parë që ndodh në organizëm pas kryerjes së rregullt të këtij rituali është ulja e rrezikut të shfaqjes së hipertensionit.

Të bërit banjë në vaskë, besohet të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e shëndetshme të tij.

Ekspertët thonë se banja apo dushi i ngrohtë  duhet bërë 1 deri në 2 orë përpara gjumit.

Uji i ngrohtë ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Ai na qetëson por edhe ul temperaturën e trupit dhe e bën gati atë për ardhjen e gjumit.

Gjumi dhe shëndeti i zemrës

Gjumi është një ndër proçeset më të rëndësishme për të ruajtur shëndetin e mirë.

Jo vetëm çlodhës për muskujt, nëse flini mjaftueshëm gjumi mund të jetë edhe sekreti për një zemër të fortë.

Mjekët thonë se minimuni 7 orë gjumë çdo natë janë shumë të rëndësishme për të mbajtur sëmundjet larg.

Sipas Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë për personat që flenë më pak se 7 orë gjumë rritet shanci i prekjes nga sëmundje të ndryshme.

Megjithëse dietat e forta, aktiviteti fizik janë çelësi për një jetesë të mirë gjumi mund të jetë elementi magjik që do t’ju shpetojë nga shumë sëmundje.

Mungesa e gjumit rritedhe shancet për t’u prekur nga diabeti apo presioni lartë i gjakut.

Personat që flenë më pak se 6 orë në ditë do të thotë se kanë nivele më të larta të një proteine të quajtur miRNAs që është përgjegjëse për mosbalancimin e mirë të qelizave të gjakut.

Ndërsa për personat që flenë 7-8 orë nivelet e kësaj proteine që prodhon trupin ulen me 40-60%.

Duke lejuar arteriet të bllokohen rritet edhe rrisku i prekjes nga ishemia apo ataku në zemër .

Ndikimi i gjumit në shëndet sipas mjekëve nuk duhet nënvlerësuar pasi mund të çojë edhe në një mori sëmundjesh të tjera.

Duke filluar që nga ato muskulare, nervore, dhe së fundëmi sipas mjekëve edhe probleme të shëndetit të zemrës.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — udhëzime praktike për veshje, ushqim dhe familje

Udhëzues praktik për gratë që planifikojnë të marrin pjesë në një festival kulturor: si të zgjidhni veshjen e duhur, të menaxhoni ushqimin dhe të përgatiteni me fëmijë, duke respektuar traditat dhe rregullat e organizatorit.