3 C
Priština
More

    Ashley Greene: Make-up është i dëmshëm për vetë-besim

    spot_imgspot_img

    Aktorja e famshme beson se mbajtja e vazhdueshme grimit mund të jetë e rrezikshme për vetëbesimin…

    Ylli i filmit Twilight njëzet e pesë vjeçarja shpesh e shtyn veten të qëndroj pa make-up, vetëm për t’u siguruar që mos të bëhet shumë e varur nga produktet e kozmetikes.

    – Unë mendoj se është e rrezikshme për t’u lëshuar, kur është fjala për kozmetikë. Pak nga pak ju humbni vetëbesimin dhe besoni që nuk jeni e bukur pa make-up. Kjo me të vërtetë ndikon në vetëbesimin – tha aktorja.

    Edhe pse ajo aktualisht është duke u konsideruar një nga ikonat e stilit, zeshkanja natyrore pranon që ajo ka bërë shumë dështime të modës në të kaluarën, sidomos kur është fjala për flokët e saj.

    – I kam pasur të gjitha ngjyrat e flokëve ku disa nga të cilat janë dukur bukur, dhe disa jo. Unë besoj se gabimi im më i madh ishin flokët e hekurosura. Ato ishin aq të rafshëta sa që janë dukur si thumbat. Atëherë unë isha 14 vjeçe dhe po atë vit kam bërë shumë budallëqe – thotë Ashley për Styelelist.com. – Shpesh edhe i kam dredhur flokët, por kam përdorur aq shumë xhel dhe flokët janë dukur shumë të thata dhe të thyera. Edhe ajo po ashtu nuk më shkonte shumë.

    Por duke pasur parasysh faktin se vitet e adoleshencës janë pas saj, aktorja thotë se i gëzohet tridhjetave ku do të fitojë edhe më shumë vetë-besim në trupin tuaj.

    – Kurrë nuk jam ndjerë më rehatshëm në lëkurën time. Më në fund jam në vendin ku ndjehem rehat. Nëna ime më tha se ajo i donte tridhjetat e saj, dhe se është ndier mrekullueshëm në to. Gëzohem për këtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...