10 ushqimet të cilat e përshpejtojnë metabolizmin

spot_imgspot_img

Le të bëhen sa më shpejtë pjesë e ushqimit tuaj të përditshme, në mënyrë që të jeni të shëndetshme dhe të keni një trup të hollë dhe të formuar…

Metabolizmi i shpejtë, është hapi i parë drejt shëndetit të mirë, thotë Lisa Lin, një dietiste specialiste. Programi dietik i saj është i bazuar në ushqimet energjetike që përshpejtojnë proceset metabolike dhe ju do të jeni gjithsesi të shëndetshëm.

Shih rekomandimin e mjekës Lin, një listë të përgjithshme të ushqimeve, tretës më të mirë të kalorive që përshpejtonë metabolizmin tuaj:

1. Molla e gjelbër

Molla e gjelbër është ushqimi i parë dhe thelbësor që siguron funksionimin e duhur të metabolizmit tonë. Pra, vetëm përpara, hani molla për çdo ditë. Vëzhgoni metabolizmin tuaj si një makinë – ju do të ‘ndizni’ atë që të filloj të punoj. Çdo ditë duhet të hani së paku një mollë, dhe koha më e mirë është rreth orës 15:00 – kjo është koha kur trupat tonë janë gradualisht të ngadalshëm për të vepruar. Mos e harroni thënien: Një mollë në ditë, dhe mjeku juaj nuk është i nevojshëm.

2. Shake nga proteinat

Kjo është një pije që më së miri e mban punën e mirë të metabolizmit. Asgjë nuk është më e mirë se një shake nga proteinat sepse ai përmban amino acide të nevojshme për djegien e kalorive.

3. Peshku i bardhë

Sa më i lehtë, sa më i bardhë peshku aq më mirë për metabolizmin tonë. Peshku që është aq i bardhë dhe i butë që thjesht të shembët nën pirun është më i mirë. Për shkak të kësaj karakteristike, ai siguron tretje të mirë.

4. Mish Pule

Mishi i pulës është një zëvendësues i mirë i peshkut. Nuk përmban aq shumë proteina si peshku, por ende është një zgjedhje e mirë, kur dëshironi të përshpejtoni metabolizmin tuaj.

5. Perime të gjelbërta

Lakëra jeshile, sallata jeshile dhe spinaqi janë djegësit më të fortë të yndyrës, dhe lirisht mund të themi që janë edhe më të mirë se sa brokoli./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.