Arsyet e vërteta pse partneri ka vendosur të përfundojë lidhjen me ju

spot_imgspot_img

Është koha që më në fund të ndërpreni lidhjen tuaj dhe të lini gjithçka pas…

Kur vjen deri tek situata kur partneri ju kumton se: ”Kështu më nuk shkon, dua që lidhja jonë të përfundojë”, në shikim të parë ju mund të mendoni: “Çfarë bëra gabim?”.

Megjithatë, dashuria dhe marrëdhënia mes partnerëve nuk vshtë gjithnjë e lehtë dhe nuk nënkupton se ju duhet ta fajësoni veten për ndryshimet në sjelljen dhe ndjenjat e tij, shkruan Cosmopolitan.

Pa marrë parasysh se sa dashuri dhe përkujdesje i ofroni disa njerëzve, kjo megjithatë nuk iu mjafton atyre dhe të vetmen zgjidhje e shohin në përfundimin e lidhjes. Në vazhdim lexoni disa nga arsyet pse partnerët ndërprejnë lidhjen përderisa keni mundur të keni një fund të lumtur.

Bën plane në të cilën nuk ka vend për ju

Ndonjëher ju bashkohën rrugët dhe thjeshtë bini në dashuri…filloni të kënaqeni, udhëtoni, ti gëzoheni momenteve së bashku…Jetoni, dashuroni dhe qeshni pa fund!

Megjithatë, papritmas rrugët tuaja fillojnë të marrin kahje tjetër. Ju orientoheni në një drejtim ndërsa ai planifikon destinacion krejtsisht të ndryshëm nga ju. Në një moment të caktuar e kuptoni se nuk keni të ardhme të përbashkët apo thjeshtë është e pamundur. Njerëzit ndryshojnë, dhe sipas kësaj, edhe gjërat përreth nesh. Në njëfarë mënyre, jeta kështu funskionon dhe nuk duhet ta merrni si fund ii botës nëse partneri dëshiron të përfundojë lidhjen për shkak të mospërputhjes së planeve.

E gjithë kjo ka të bëjë me prioritetet tona dhe sa e rëndësishme është për ne dashuria.por, dashuria dhe mendja jo gjithmonë duan gjërat e njejta.

Vëmendja e tij fokusohet në diçka tjetër

Ndoshta diçka tjetër ka marrë vëmendjen e partnerit. Nuk do të thotë se ai ka pushuar së dashuri juve, por që prioritete tjera kanë zënë vendin tuaj. Dashruia mund të vazhdojë të zgjasë, pavarsisht dëshirës së tjetrit.

Nëse partneri është i lumtur me një person tjetër, lëreni të shkojë…Mos u mundoni ta mbani afër vetes me ngulm vetëm sepse ai është i veçantë për ju dhe keni nevojë për të. Mos gjykoni, mos fajësoni…Të gjithë jemi njerëz! Të gjithëve mund të na ndodhë, dhe mbani mend, problemi nuk qëndron në ju dhe nuk duhet aspak të jetë i tillë. Thjeshtë, kjo është jeta dhe kështu është dashuria!

Nuk është mjaftueshëm i dashuruar në ju

Lidhja nuk duhet gjithmonë të fillojë vetëm sepse dy palët tërhiqen nga njëri-tjetri dhe pretendojnë s duhen. Ndonjëherë vetëm fillojmë diçka sepse nuk kemi alternative tjetër dhe se nuk kemi asgjë për të humbur…Disa persona thjeshtë kanë nevojë për argëtim, ndërsa disa të tjerë të ngushëllohen nga ndonjë lidhje e kaluar.

Nuk është më i lumtur pranë jush

Kujtimet e lumtura, shikimi i dashuruar në sy tani duken veçmë si e kaluar…Dashuria është zbehur dhe pasioni është shuajtur. Arsyet për këtë sjellje mund të jenë të ndryshme: zhgënjimi nga lidhja, partneri apo thejshtë humbja e interest. Edhe më tej mund të jeni të obsesionuar me njëri-tjetrin por, në mënyrë toksike dhe jo të shëndetshme. ju luftoni për ta bërë atë të lumtur, por ai nuk ju’a kthen në të njejtën monedhë. Rezultati i kësaj lidhje nuk mund të jetë pozitive dhe kështu ai vendos të ndërprejë lidhjen me ju. Mos harroni se neve nuk duhet të na pëlqejnë dhe kënaqin të njejtat gjëra. Nëse përpiqeni ta bëni të lumtur partnerin deri në maksimum, dhe nuk arrini sukses, mos insistoni, lëreni të kërkojë fatin e tij, ashtu sikur edhe ju fatin tuaj!

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskopi i 20 Shtator 2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Horoskopi i 20 Shtator 2026 për 12 shenjat: parashikime argëtuese për dashuri, punë dhe mirëqenie, me këshilla praktike për ditën.

Moda | Materialet dhe qëndrueshmëria: udhëzues i thjeshtë për të dalluar fibra dhe zgjedhje afatgjata

Një udhëzues i thjeshtë për të kuptuar dallimin midis fibrave, ndikimin mjedisor dhe si të bëni zgjedhje blerjeje dhe mirëmbajtjeje që zgjasin veshjet.

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.