Pse një mashkull dashurohet vetëm në ju, dhe jo në dikë tjetër?

Shkenca thotë se hormonet tuaja, interesat dhe arsimimi ndikojnë që ndokush të bie në dashuri me ju…

Dashuria është një gjë shumë e çuditshme, do të thoshin kështu të vjetrit. Dashuria është një mister i përjetshëm, këtë do të thonin poetët. Dashuria është – çdo gjë – në të cilën shihni përreth.

Shkenca thotë se duke u bazuar në hulumtimet e bëra, janë hormonet tuaja, interesat dhe arsimimi që ndikojnë në tërheqjen e ndokujt ndaj jush.

Duke pasur parasysh faktin se partnerët kanë një rol të rëndësishëm në gjendjen tonë shëndetësore, lumturinë, madje edhe në karrierë. Revista Independent ka mbledhur zbulimet më të rëndësishme shkencore, duke zbuluar arsyet psikologjike pse dy njerëz mund të lidhen mes veti.

Kështu, një mashkull mund të bjerë në dashuri me ju sipas kushteve të mëposhtme:

  1. Nëse jeni të ngjashëm. Sepse, nuk na tërheq e kundërta, por ngjashmëria mes nesh.
  2. Nëse ngjani me prindin e partnerit tuaj (ndonjë cilësi të nënës së tij).
  3. Nëse keni aromë të këndshme dhe tërheqëse për të.
  4. Gjuha e trupit flet më shumë se sa fjalët, andaj edhe tërhiqen nga gjestet e juaja.
  5. Nëse ngroheni në praninë e njëri-tjetrit gjatë ndonjë takimi.
  6. Nëse keni ndonjë qen. Ja pse qeni është miku më i mirë i njeriut.
  7. Nëse ndjeheni mirë apo tërhiqeni të dy palët në mënyrë të barabartë.
  8. Nëse keni bërë ndonjë botoks. (e pabesueshme, apo jo? Megjithatë, shkencëtarët thonë se kjo është e vërtetë)!
  9. Nëse ju luani ndonjë instrument muzikor, jeni shumë më tërheqëse.
  10. Nëse veshjen tuaj e kombinoni me ngjyrën e kuqe.
  11. Nëse mund ta shikoni njëri-tjetrin në sy për dy minuta pa ndërprerë.

kosovarja.ch