7.5 C
Priština
More

    Aplikime të pazakonshme të uthullës së mollës

    spot_imgspot_img

    Me uthullën e mollës mund të lani xhamat, dritaret dhe sipërfaqet e kuzhinës

    Disa gllënka të uthullës së mollës të holluara me ujë rrisin energjinë dhe largojnë thartirën në lukth (urthin), por kjo është vetëm një pjesë e efekteve të dobishme të fermentimit të lëngut të mollës. Uthulla e mollës është prodhim i çuditshëm të cilin mund ta përdorni në dhjetëra mënyra: ndihmon për dobësim, i jep shkëlqim dhe volum flokëve, pastron lëkurën, freskon ajrin në shtëpi, ndihmon si përbërës për pastrim të shtëpisë, ndihmon edhe në largimin pleshtave nga qimet e kafshëve shtëpiake.

    Ndihmon në dobësim – Dy lugë uthull të mollës në 500 ml ujë. Lëngu merret disa herë gjatë ditës. Kërkimet tregojnë në humbje të lehtë, por të sigurt të peshës tek ata që kanë pirë uthullën e holluar të mollës krahas kontrollit në ushqim. Hulumtimet kanë treguar se si uthulla e mollës ndihmon për shkrirjen e dhjamit nga barku dhe për dobësim.

    Lehtëson urthin – Urthi vjen si shkak i thartirës në lukth. Nëse doni ta zvogëloni thartirën dhe të zbusni urthin, merrni uthull të mollës. Ekspertët theksojnë që mjafton të merrni një lugë uthull e më pas të pini një gotë ujë. Për disa minuta do të filloni të ndjeni lehtësim. Kujdes: uthulla e mollës nuk ndihmon nëse e keni të thatin në lukth (ulçerë).

    Lehtëson problemet e alergjisë – Lehtëson problemet e alergjisë – Uthulla e mollës mund të jetë e dobishme edhe tek alergjitë, sepse pastron sinuset dhe hap kanalin e frymëmarrjes, duke lehtësuar edhe dhembjet në fyt dhe kokëdhimbjen.

    I jep shkëlqim flokut – Me uthull të mollës shpërlani flokun pasi që e keni larë me shampo. Mbusheni një shishe me gjysmë luge uthull dhe me një filxhan ujë. Ngadalë hidheni nëpër flokë, në mënyrë që ajo mirë të thellohet. Pas disa tretmanësh do ta shihni rezultatin, sepse uthulla do të rrisë volumin dhe do i japë shkëlqim flokut tuaj.

    Lehtëson djegien nga dielli – hidh një filxhan të uthullës së mollës në kadë për dush. Lajuni shkurtë në atë ujë në mënyrë që të largoni ndjenjën e parehatshme të shkaktuar nga djegia e diellit.

    Largon lythat – Zhyteni një pecetë në uthull të mollës, vendose në lyth dhe shtrëngoje me fllaster. Mbaje këtë pecetë në të njëjtin vend gjithë natën dhe pas disa ditësh lythi do t’ju bie. Përsëriteni tretmanin disa herë edhe pasi t’ju bie lythi që të parandaloni rritjen e tij përsëri.

    Largon pleshtat nga kafshët shtëpiake – një enë me uthull molle dhe ujë të matura në proporcion gjysmë –gjysmë hidheni në spërkatëse. Spërkatni me lëng leshin e kafshës suaj shtëpiake dhe butë fërkoni lëkurën e tij. Spërkateni të gjithë atë nga koka deri në këmbë dhe përsëritni këtë nga pesë deri në shtatë ditë.

    Pastron dhe freskon shtëpinë – në një enë me uthull molle dhe ujët, të tretur në raportin 1:2 (1 sasi uthull dhe dy sasi ujë) mund të fshini mikrovalën, furrën, sipërfaqet e kuzhinës, dritaret, xhamat dhe pasqyrën. Mund ta përdorni edhe në vend të detergjentit për enë. Nëse dëshironi që tualeti të mbaj erë mollë, hidhni pak uthull mollë në guacë dhe lëreni të qëndrojë gjithë natën.

    Këshilla

    Pa marrë parasysh a vetitë e dobishme të uthullës së mollës për brenda apo jashtë, e rëndësishme është që ai të jetë natyral dhe ekologjik, sepse vetëm i tillë përmban përzierje të vërtetë të aminoacidit, enizmeve, vitaminave dhe mineraleve.

    Floku do jetë i shkëlqyeshëm dhe i butë, ndërsa rrënjët do të jenë ‚falënderuese‘ për përzierjen e vitaminave dhe mineraleve, nëse i qerras me këtë lloj të uthullës së mollës.

    Përzini përafërsisht 1l ujë të ftohtë, 1 dl uthull të mollës dhe një pikë të ndonjë vaji të preferuar eterik, si për shembull livande. Në fund të këtij rituali të larjes së flokut, shpërlajeni përzierjen. Era e uthullës do të largohet, do t’ju mbesë vetëm era diskrete e vajit eterik./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...