Llaku për flokë – Sprej praktik me 100 përdorime

spot_imgspot_img

Preparati çudibërës për mbajtjen e flokëve – llaku për flokë, besoni apo jo, mund të përdoret për shumë më tepër aplikime nga se mund të besoni. Ja për çka gjithë mund ta përdorni.

Llaku për flokë jo vetëm që mban frizurën në gjendje të njejtë për shumë orë, por mund edhe të shërbejë në shumë situata “kyqe”. Në pyetje është një preparat i vogël për zbukurim i cili ka aftësitë e tija të fshehura, e nëse ndonjëherë gjendeni para problemeve të ngjashme, do t’u vijë e mirë informacioni që aleati juaj për t’ju nxjerrë nga situata do të jetë mu llaku për flokë. Ja se në cilat situata mund ta përdorni.

Çorape të shqyera

Në rast se në punë apo në qytet ju shqyhen çorapet, e nuk jeni në situatë të bleni të rejat, llaku për flokë do t’ju vie në ndihmë. Mu për këtë gjithmonë duhet ta keni afër vetes, e posaçërisht kur këto probleme ju ndodhin shpesh. Çorapet do të arrijnë të qëndrojnë deri në fund të ditës, e është zgjidhje shumë më e mirë se sa llaku për thonj, sepse për dallim nga ai, llaku për flokë nuk është i dukshëm.

Kundër insekteve

Nëse në dorë keni llakun për flokë, e në atë moment keni hasur një ndonjë insekt të madh në shtëpinë tuaj, kapuni për këtë shishe metali sepse në çast do t’ju shpëtojë nga të gjitha insektet me të cilat mund të vini në kontakt.

Elektriciteti në rroba

Nëse keni problem me rrobat “e parahatshme”, këtu hyn në fuqi llaku për flokë. Vetëm duhet të keni parasysh që sprejin mos ta mbani shumë afër rrobave dhe fytyrës, por përdoreni nga një distancë prej së paku 15 cm.

Shpëtim për manikyr

Kur e përlyeni manikyrin tuaj të ri me ndonjë flomaster ose laps kimik, mjafton që thonjtë tuaj t’i shpërkatni me llakun për flokë, e pastaj vetëm i fshini. Në atë mënyrë do të ruani thonjtë tuaj nga dëmtimi, e manikyri do të mbetet edhe më tej i shkëlqyer, mu sikur kur të keni dalë nga saloni i kosmetikës.

Rregullimi i vetullave

Femrat të cilat duan vetulla të dendura, shumë shpesh kanë problem me durimin. Në momentet kur secila qime e vazhdon drejtimin e saj, më së miri do të ishte që të vendosni sprej në një brushë të vjetër të dhëmbëve, e pastaj me të të kaloni nëpër vetulla. Në atë mënyrë vetullat tuaja do të jenë gjithmonë në vendin e tyre./gruaja-sot.som/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuri & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Hapa praktikë për të zgjidhur keqkuptime pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij dhe shembuj nga jeta e çifteve në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Rroba që zgjasin për familjen

Si të zgjedhësh materiale që zgjasin dhe t’i mirëmbash rrobat për një gardërobë familjare funksionale, me hapa të thjeshtë që kursejnë buxhetin dhe kohën.

Dhoma e fjetjes: Dekor sezonal me ripërdorim

Krijo ngrohtësi në dhomën e fjetjes me ripërdorim tekstilesh, rikrijim të kutisë së natës dhe sache aromatik me bimë vendore — me hapa të thjeshtë e të sigurt.

Fëmijët në kuzhinë: udhëzime praktike

Përfshi fëmijën në gatim me rregulla të thjeshta sigurie, higjiene dhe detyra sipas moshës. Krijo rutina që e kthejnë kuzhinën në lojë dhe mësim.