Sjellja shkatërruese është një çështje e errët dhe shumë e frikshme në ekzistencën tonë, dhe këtë zakonsiht nuk mund ta shohim. Nëse dëshironi shpjegime më të mira apo kërkoni konfirmim se jeni me të vërtetë tip destruktiv, lexoni në vazhdim shkrimin.

Sjellja destruktive vjen në shumë forma, disa janë më ekstrem e disa më pak. Por, që të vazhdoni përmirësimin e jetës suaj, është mirë që të përballeni me demonët tuaj dhe ti shikoni drejt e në fytyrë.

Simptomat apo shprehitë destruktive të sjelljes përfshijnë:

1. Mbajtja e mendimeve negative

Kjo paraqet formë të pavetëdijshme të sjelljes destruktive, sepse rezulton në përmbushjen e profecive tuaja. shembuj përfshijnë: nuk mund ta bëj, nuk e di atë, nuk do t’ia dalë e gjallë. Këto negacione plotësisht ju shkatërrojnë.

2. Mungesa e iniciativës

Kjo është simptomë e pasivitetit, e natyrës suaj destruktive. Kur ne e dimë se diçka është e keqe për ne, dhe nuk ndërmarrim asnjë veprim për ta zgjidhur, atëherë ne vetvetiu e përgatisim veten për dështim.

3. Konsumi i tepërt i ushqimit

Një shprehi e çuditshme që rezulton në shumë probleme afatgjata.

4. Konsum i pamjaftueshëm i ushqimit

Shumica e njerëzve që privojnë veten nga konsumi i duhur i ushqimit mendojnë se veprojnë për të mirën e tyre, ndërsa në fakt këto vetëm shqetësojnë veten me probleme tjera psikologjike.

5. Paaftësi artificiale apo e shtirur

Kjo është të tregoheni jo të mençur apo të paaftë kur dëshironi të arrini sukses në diçka. Paaftësia e shtirur apo artificiale, zakonisht buron nga mungesa e vetëbesimit.

6. Ndikimi negativ tek njerëzit tjerë

Ndikimin negativ që e keni ndaj njerëzve tjerë, qoftë me fjalë apo me vepra, përfundimisht manifestohet në jetën tuaj – sëmundje, tragjedi, izolim…Karma funksionon më së miri!

7. Vetë-lëndimi

Lëndimi i vetvetes është një nga sjelljet më ekstreme destruktive dhe paraqet shenjë të vetë-urrejtjes. Është shkatërruese për psiqikën dhe trupin tuaj.

8. Vetë-keqardhje

Kjo është formë e sjelljes së pavetëdijshme destruktive. Kjo sjellje është shkatërruese dhe na nxit të bëhemi joaktiv e të mos dalim nga fatkeqësia jonë, në vend që të kemi qasje proaktive dhe inkurajim për jetën.

9. Droga dhe alkooli

Droga dhe alkooli krijojnë mjerim të pafund në jetën e të varurit, familjarëve të tij dhe miqve përreth.

10. Vetëvrasje sociale

Ky lloj i njerëzve nuk është gjithmonë i vetëdijshëm për sjelljen e tillë, por vetëvrasja sociale është një akt me qëllim tjetërsues nga njerëzit përreth nesh. Kjo mund të ndodh për shkak të sjelljes irrituese apo antisocial.

11. Rrefuzimi i emocioneve tuaja

Mospranimi dhe mohimi i emocioneve tuaja, qofshin pozitive por edhe negative, krijon një sërë sëmundjesh mendore, emocionale dhe fiziologjike.

12. Rrefuzimi i ndihmës

Rrefuzimi i këshillave, rrefuzimi për rehabilitim, anashkalimi për ndonjë psikolog…të gjitha këto paraqesin rrefuzim ndihme nga të tjerët, ndërsa është shumë e nevojshme për njeriun.

13. Sacrificë e panevojshme

Disa njerëz i gëzohen mjerimit të tyre dhe kjo është e vetmja gjë që ata dinë për ta shijuar jetën. Sakrifikimi i panevojshëm është një mënyrë e mirë për ta bërë një person të ndjehet fisnik, përderisa fsheh në të vërtetë një akt vetë-sabotues: heqë dorë nga gjërat që me të vërtetë e bëjnë të lumtur, nga shpresat, ëndrrat dhe pasionet.

14. Shpenzime të tepruara

Kjo mund të jetë ndonjë lojë kronike bixhozi apo blerje pandërprerë në internet. Kjo mund të duket e çuditshme por, me të vërtetë paraqet sjellje destruktive që kufizon lirinë dhe paqen e mendjes.

15. Neglizhimi i gjendjes fizike

Mungesa e gjumit, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i ushqimit jo të shëndetshëm – të gjitha këto janë shenja klasike të sjelljes destruktive.

16. Neglizhimi mendor

Rrefuzimi apo shmangia nga problemet psikologjike (stresi, ankthi, depresioni, paranoja), këto e asgjësojnë procesin e shërimit duke rezultuar në probleme të mëdha afatgjata.

17. Sabotimi i marrëdhënieve

Këtu përfshihen modelet destruktive të sjelljes të tilla si xhelozia, posesiviteti, manipulimi emocional, dhuna e kështu me rradhë. Kur ne nuk ndjejmë mjaftueshëm dashuri, në mënyrë të pandërgjegjshme krijojmë marrëdhënie të tilla në shoqëri dhe modelet e zgjedhura të sjelljes, qofshin ato negative ose pozitive.

Personi vet destruktiv tregon modele të sjelljes në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme, duke sabotuar shëndetin, lumturinë dhe përmbushjen e kënaqësisë.

Ndoshta edhe ju mund të identifikoheni me disa apo më shumë simptoma dhe shprehi siç janë të listuara më lart. Nuk është fare e lehtë për ta ndaluar sjelljen destruktive, por duhet ta mbani mend se nuk jeni e vetme në këtë rrugëtim dhe se ndihma e të afërmve është zgjidhja më e mirë!

kosovarja.ch