A shpaguhet? Pas facelifting-ut njerëzit duken vetëm 3 vjet më të rinj

spot_imgspot_img

Edhe pse operacioney për zhdukjen e rrudhave janë një nga më të popullarizuarat, studimet tregojnë që pas tyre, njerëzit nuk duken asgjë më tërheqës se sa më herët, kurse vetë intervenimi nuk dihet se a do të ‘të bëjë më të ri’.

Edhepse operacionet plastike munden që në mënyrë drastike të ndryshojnë dukjen, e posaçërisht ato më të zakonshmet, ato kur kemi të bëmjë me dukjen e të qenit më të ri, kanë një efekt minimal, tregon një studim i spitalit amerikan Lenox Hill, në të cilin vëzhguesit kanë vlerësuar dukjen e njerëzve para dhe pas operacionit.

Sipas tyre, pas facelifting-ut të tërësishëm në të cilin ‘tërhiqet’ lëkura e tërë fytyrës dhe ngriten kapakët e syve, njerëzit mesatarisht duken vetëm rreth tre vjet më të rinj. Gjithashtu, të pyeturit kanë vlerësuar se pas operacionit, pacientët nuk janë asgjë më shumë atraktivë se sa që kanë qenë më herët, dhe prandaj këto intervenime nuk do të duhej të quheshin si intervenime për zbukurim, shkruan Daily Mail.

Prapëseprapë, sa më shumë intervenime të ketë patur pacienti, ai në fund është dukur më i ri, por edhe ‘artistik’, përfundojnë kërkuesit. Ata mendojnë që mjekët nuk do të duhej që t’u premtonin pacientëve një dukje të re dhe të bukur, për shkakun se ajo nuk është reale.

– Mjekët do të duhej t’u thonë pacientit se si pas operacionit do të duket më i freskët dhe më pak i lodhur – përfundon udhëheqësi i studimit, dr. Joshua Zimm. /kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.