A i bën martesa njerëzit më të lumtur? Studimi i ri zbulon përgjigjen befasuese…

spot_imgspot_img

Tema e martesës mund të jetë e ndërlikuar, thjeshtë për shkak se ka pikëpamje shumë të ndryshme lidhur me këtë temë. Përderisa shumica e shohin si një përmbyllje e natyrshme të një marrëdhënie afatgjate, të tjerët besojnë se nuk është patjetër të keni një ceremoni ligjore për të qenë të lumtur dhe të përkushtuar. Tani, një studim i rip o merret me pyetjen diskutabile: A i bën martesa njerëzit më të lumtur?

I realizuar nga ‘Journal of Family Psychology’, studimi ka anketuar 8700 njerëz të lindur ndërmjet viteve 1980 dhe 1984. I njejti grup pastaj ishte anketuar sërish vitin e ardhshëm kështu për dhjetë vite rradhazi, duke filluar në vitin 2000. Anketa, në thelb i kërkonte pjesëmarrësve të deklarojnë statusin e lidhjes së tyre si dhe nivelin emocional të shqetësimit.

Rezultati? Meshkujt dhe femrat ndryshuan për nga ndjenjat në krahasim me lidhjet e tyre të para serioze – e cila kishte kuptim duke pasur parasysh se dashuria e parë të gjithëve iu vjen si një mësim për jetën. Por, në marrëdhëniet e dyta serioze (pasi kanë marrë dy palët pak më shumë përvojë), edhe meshkujt edhe femrat kanë raportuar rritje emocionale të ndjenjave duke qenë në lidhje apo duke u martuar. Me fjalë tjera, të jetuarit bashkë në thelb kishte të njejtin nivel të kënaqësisë për dy gjinitë ashtu sikur të qenurit të martuar.

Ky është një përfundim i shumëpritur për shumicën që janë duke pritur gjatë kohë për tu martuar, thjeshtë sepse këta kanë zgjedhur për të jetuar me partnerin e tyre. Për fat të keq, ky lloj vendimi mund të vijë ndonjëherë me ndonjë reagim anësor – kryesisht nga më të moshuarit, prindërit më tradicionalë, apo të afërmit të cilët nuk do të ndalojë së pyeturi kur do ta bëni tashmë “zyrtare” lidhjen tuaj me martesë.

Me gjithë këtë bezdisje, është shumë lehtë të ndiheni nën presion për ta bërë këtë lëvizje, madje edhe para se të ndiheni të gatshëm për ta bërë këtë. Si përfundim, nëse ju zgjedhni për t’u martuar apo thjeshtë zgjedhni që të bashkëjetoni, realisht nuk përbën asnjë lloj ndryshimi. Në fund të fundit, jeni ju ata të cilët vendosni më së miri për veten dhe partnerin tuaj./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushtrime‑pushimi — lista bazë për kutinë e parë të ndihmës në shtëpi (udhëzime të përgjithshme)

Udhëzime praktike dhe të përgjithshme për të përgatitur një kuti të parë ndihme në shtëpi: parime të përgjithshme, kategori përmbajtjeje dhe hapa të thjeshtë për kontroll dhe ruajtje, duke sugjeruar verifikimin me autoritetet lokale.

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (argëtim)

Një udhëzues i lehtë dhe argëtues për ditën: çfarë mund t’ju sjellin yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie. Vetëm për qejf dhe reflektim të lehtë.

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë