4.4 C
Priština
More

    7 gjëra që definitivisht nuk nënkuptojnë dashurinë

    spot_imgspot_img

    Nëse i referohemi mijëra filmave, librave të shkruar si dhe këngëve të komponuara për dashurinë, jemi të detyruar të mendojmë se nuk asgjë më të mirë në planet se dashuria. Por, realisht, çfarë është dashuria? Dhe, si e kuptoni kur bini në dashuri? Ju mund të mendoni se jeni të dashuruar, por ndoshta realisht nuk jeni të dashuruar?

    Cinizmi brenda meje më thotë se dashuria është vetëm pjesë e projektimit evolucuionar. Duke qenë në marrëdhënie të afërta me njerëz që jam kujdesur për to apo kam pasur tërheqje seksuale, kam kuptuar se thjeshtë sepse mund të ndjesh diçka nuk nënkupton se ajo mund të jetë dashuri. Në vazhdim po ju paraqesim 7 gjëra që definitivisht nuk nënkuptojnë dashurinë, edhe pse do dëshironit ta besoni të kundërtën.

    1. Seksi

    Jam e sigurtë se edhe ju e dini që seksi nuk ka të bëjë me dashurinë. Edhe nëqoftëse është seksi më i mirë në jetën tuaj dhe trupi juaj stërmbushet me orgazmë, kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për dashuri. Ajo çfarë nënkupton është se keni një kimi fantastike seksuale, por po e përsëris jodomosdoshmërisht përkufizon dashurinë.

    2. Epshi dhe afshi

    Edhepse epshi dhe afshi janë pjesë e fazave fillestare të dashurisë, nuk zgjat mëtutje. Prej aty, ju evolvoni në fazën e lidhjes mes vete ku afshi veçmë kalon dhe ka të bëjë më shumë me marrëdhënien afatgjate se sa kënaqësinë afatshkurte. Pra, nëse epshi dhe afshi juaj për dike fillon të zvogëlohet, keni kujdes: definitivisht, kjo nuk është dashuri.

    3. Një lidhje intime

    Nëse jeni me fat, do të keni mundësinë të krijoni lidhje intime me qindra njerëz. Do të gjeni persona ku do të krijoni lidhje të thellë me ta. Edhepse këto momente do të jenë shumë më të rralla se sa ndarjet që do të përjetoni, çdo lidhje intime që do përjetoni me dike, nuk është e thënë ta krahasoni dhe barazoni me dashurinë.

    4. Pasioni

    Disa prej momenteve më pasionante në seks dhe lidhjet që kam pasur në jetë, kanë qenë kryesisht me persona që nuk kam qenë e dashuruar. Sërish, edhe këtu vijmë tek koncepti i kimisë dhe lidhjes me personin e caktuar, por jo dashuri. Pasioni mund të rrjedh nga dashuria por kjo nuk do të thotë se ju jeni të dashuruar mes vete

    5. Keni flutura në bark

    Fluturat në bark janë konsideruar shpesh si një nga shenjat më të mëdha se jeni të dashuruar, por nuk është gjithmonë ashtu. Mua mund të më bëhen fluturat në bark edhe kur mendoj për pica, edhe kur ngacmohem me ndonjë shok të vjetër për dicka qesharake, ose kur blej një palë këpucë të reja që kam qenë i obsesionuar pas tyre. Po, edhe këto gjëra shprehin afeksion apo dashuri, por jo llojin e dashurisë që ne e përkufizojmë.

    6. Argëtoheni së bashku

    Nëse unë jam i mërzitur apo mjaftueshëm i dehur, mund të argëtohem me secilin njeri. A nënkupton kjo se jam në dashuri me to? Jo…në rregull. Gjetja e ndonjë personi që ju ngre humorin dhe ju argëton, edhe nëse ndiheni si çift për momentin, nuk garanton dashurinë. Kjo mund të shpjegojë se keni gjetur një mik të mrekullueshëm dhe duhet ta mbani pranë vetes.

    7. Ndjeni emocione për ta

    Të mos ndjesh emocione për njerëzit është diçka vërtetë e çuditshme. Ju mund të kujdeseni për ndokënd, të keni seks të mirë me të, madje edhe të bëheni keq nëse ata janë të shqetësuar, por sërish kjo nuk e konfirmon konceptin e dashurisë.

    Dashuria, dashuria e vërtetë, është shumë më e komplikuar dhe më e thellë se gjithë këto gjëra të listuara më lart./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...