4.4 C
Priština
More

    A është normale që vagina të jetë me rrudha?

    spot_imgspot_img

    Nëse kohët e fundit keni marrë guximin të shiheni aty poshtë dhe në mënyrë të befasuar jeni habitur nga rrudhat e paraqitura, mos u dëshpëroni sepse nuk jeni të vetmet. Gjithkush mund të ketë rrudha atje poshtë. Në fakt, do të ishte e pazakontë nëse nuk keni fare rrudha.

    Dhe, padyshim që të paturit e këtyre rrudhave është një gjë shumë e mirë. “Rrudhat paraqesin shenja të elasticitetit, që nënkupton se ne duam të kemi një vaginë që shtrihet dhe zgjerohet pasi kjo të shpie në seks më të mirë”, thekson Mary Jane Minkin, profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë. Dhe, nëqoftëse jeni duke pritur një fëmijë, ky fleksibilitet i vaginës me rrudha ndikon që të keni lindje më të lehtë.

    Ashtu sikur rrudhat në fytyrë, edhe ato të vaginës mund të variojnë shumë, varësisht nga stili i jetës suaj, mosha dhe gjenetika. Por, për dallim nga ato të fytyrës, sigurisht që ju nuk doni që ti trajtoni rrudhat e vaginës me retinoid, gjë që mund të përfundojë me djegie, tharrje dhe irritim të lëkurës delicate atje poshtë, thotë Lynette J. Margesson, asistente në obstetrikë dhe gjinekologji. Kjo pjesë e trupit është e menduar që të jetë me rrudha, thekson ajo dhe se këto janë mëse normale dhe sigurisht që nuk keni nevojë ti ndryshoni me ndonjë krem, losion apo ilaç.

    Disa femra kanë vagina që me kalimin e moshës më pak rrudhen. “Gjatë kalimit në menopauzë, nivelet e estrogjenit zbresin dhe kësisoj humbim rrudhat e vaginës për shkak se indet bëhen më të sheshtë dhe të thatë”, shpjegon Minkin. “A nuk është ironike fakti se kur jemi në periudhën pas menopauses fitojmë rrudha në vende të trupit ku nuk dëshirojmë, përderisa humbasim rrudha tjera ku askush nuk mund ti shohë atje poshtë?”

    Nëse keni rrudha dhe me të vërtetë ju shqetësojnë ato, ekziston kirurgjia vaginale e përtëritjes, por edhe Margesson edhe Minkin këshillojnë që mos të harxhoni kaq shuma të mëdha të parave – pasi procedura mund të ju kushtojë deri në dhjetra mijëra dollarë për mbledhjen apo forcimin e lëkurës. Eliminimi i rrudhave mund të shpie në çështje më të rënda, si shqyerje të lëkurës dhe parehati të përgjithshme, e veçanërisht gjatë seksit. “Ky lloj operacioni e bën vaginën tuaj më të thatë dhe më pak elastike”, paralajmëron Minkin. Në vend të kësaj, ajo rekomandon përfshierjen e ushtrimeve të Kegelit në rutinën tuaj ditore, duke bërë shtrëngimin e muskujve të vaginës. Bëni dy seanca me nga 10 kontraktime, duke e mbajtur secilin për 5 sekonda.

    Në raste më serioze të relaksimit të legenit – atëherë kur lëkura shtrihet dhe zgjerohet jashtzakonisht, sidomos pas lindjes së fëmijëve, mjeku mund të ju përshkruaj estrogjen vaginal për ta lehtësuar thatësinë dhe lëkurën e tensionuar, por jo edhe për të trajtuar rrudhat. “Fare në fund të ditës, ajo që ka rëndësi është se si ndjehet e jo si duket nga jashtë”, thekson ajo./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...