Aromat e luleve janë ideale për zonja, kurse ato tokësore i propozohen adhuruesve të natyrës. Gjeni notën tuaj ideale varësisht nga vetitë tuaja dhe zbuloni se cilëve persona të famshëm i përgjigjet grupi i njejtë i aromës sikurse i juaji. Kur në parfumeri shiqoni se cilin parfum dëshironi ta bleni, mbani mend se karakteri juaj e zgjedhë se cila notë e aromës ju përshtatet më së miri. Këto janë pesë kategori themelore të parfumeve:

1. I gjelbërti për më të qetë

Nëse nga natyra jeni i qetë, do të ju pëlqejnë aromat e gjelbërta. Parfumet e gjelbërt të kultit janë Vent Vert i Balmain-it dhe Chanel N°19. Do ti njihni në bazë të fjalëve kyçëse galbanum, fletë manushaqeje, fletë urthi, zymbyli dhe rabarbara. Personat e famshëm sipas karakterit të të cilëve më së miri përshtaten janë Jennifer Aniston dhe Gwen Stefani.

2. Të luleve janë si të krijuar për zonja

Nëse i doni filmat klasik dhe veshjen femërore – do të ju përshtaten parfumet e luleve. Provoni Tubereuse 2 Virginale – Histoires de Parfums apo Pleasures – Estee Lauder parfumet ekzotike të luleve-kremozë. Parfumet e luleve mundë ti dalloni me anë të fjalëve trëndafile, jaseminë, zambak, manushaqe, lulëkuqe (bozhur), tuberozë, manjolie, lalë. Në notimin e luleve ndodhen Anne Hathaway dhe Kristin Davis.

3. Ata më energjik i duan të frutave

Shpirti rinorë dhe energjik gjatë verës është karakteristik për ata që kënaqen me aromat e frutave të freskëta. Do ti doni notat e parfumeve siç janë Histoires de Parfums – 1804 apo Givenchy Very Irresistible. Parfumet e frutave do ti dalloni sipas fjalëve kyçe si mollë, qershi, rrush serezi të kuq, manaferra, kajsi, pjeshkë dhe ftua. Në notat e frutave ndodhen Scarlet Johansson dhe Miley Cyrus.

4. ‘Koketat’ janë besnike ndaj aromave orientale

Dëshironi të visheni tërheqëse dhe atraktive, ju pëlqen kur sillen rreth jush, kënaqeni me flirtim dhe koketim ashtuqë gjithnjë dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes. Ju jeni personi për aromat orientale. Provoni Ambre 114 – Histoires de Parfums apo Shalimar Guerlain-it. Parfumet orientale do ti dalloni sipas fjalëve kyçe si qelibar, vanilie, misk, lule ekzotike, si dhe erëzat si cardamome, xhinxherfill, kanellë. Në tregimin oriental të aromave ka gjetur veten Jennifer Lopez

5. Notat e drunjve për adhuruesit e natyrës dhe vjeshtës

Nëse dëshironi shetitje të gjata dhe aromën e ajrit të pastër, qëndrimi pranë zjarrit apo aromat e ngrohta të fletëve, do të ju pëlqejë paleta e aromave të drunjve. Disa më kulmuese janë Noir Patchouli – Histoires de Parfums, 1740 Marquis de Sade dhe Dolce Vita Dior. Do ti dalloni sipas fjalëve kyçe në shishe si dru sandali (Sandalwood), dru paçuli (Patchouli), vetiver (Vetiveria zizanoides), dushk (bungu). Yjet me karakteret e të cilave më së miri përshtaten parfumet e drunjve janë Sandra Bullock dhe Rachel McAdams.

6. Me aromat e detit e zgjatni verën

Gjatë pushimit të verës me disa pika të parfumeve verore do të ndjeni puhi në flokë dhe rërën e plazhit mes gishtave. Amongst the Waves i Olivine me erë kokosi, miskut dhe sandalit do të ju ngritë disponimin. Classique Summer Fragrance J. P. Gaultiera asocion në plazh, kurse Heeley Sel Marin është i thurrur me erëra deti.

7. Pa diell

Parfumi mesatarisht ruhet tri vite, nëse nuk e keni çelur. Nëse e keni çelur, ruajeni prej gjashtë deri në 18 muaj. Por kjo nuk është rregull për të gjitha parfumet – disa mundë të ruhen edhe me dekada. Kanë tre armiq që mundë ti prishin afatin e qëndrimit: drita, temperatura e lartë dhe lagështia. Parfumin më së miri është ta ruani në kutinë origjinale të tij. Nëse e ruani pa kuti, nuk duhet të jetë i ekspozuar në dritë të fortë. Kurrë mos i ruani në banjo, por më tepër në dollap.

kosovarja.ch