Këtë nuk e keni ditur: E vërteta për zbardhuesit natyral të dhëmbëve

Nëse jeni i shqetësuar për shkak se dhëmbët tuaj po marrin ngjyrë të verdhë, sigurisht keni provuar t’i zbardhoni me ndonjë zbardhues natyral. Por nuk duhet të besoni në të gjitha tregimet – disa gjëra vërtetë duhet provuar, kurse disa nuk do të ju shërbejnë.

PËRPIQUNI KËSHTU:

1. ÇAMÇAKËZ PA SHEQER

Kur përtypni çamçakëzin, prodhoni më tepër pështymë, kurse ajo natyrisht pengon ngjyrosjen e dhëmbëve, shpjegon Dr. Matthew Messina nga Shoqata e Dentistëve Amerikan. Kur ju thahet goja, grimcat e ushqimit dhe bakteriet kapen për dhëmbë dhe e dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Shkaktarët më të mëdhenj të tharjes së gojës janë biseda në telefon, barëra të caktuar (për depresion, anksiozitet, probleme me zemër) dhe kardio ushtrimet. Që goja të mbetet e lagësht, pini mjaft ujë gjatë ditës.

2. SODA BIKARBONE

Fërkimi i dhëmbëve me sodë bikarboni mundë të ndikojë në ndryshimet e jashtme të dhëmbëve. Por kur e përdorni atë, është shumë me rëndësi që ajo të jetë e butë ashtuqë të mos e dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Sodën bikarbone të cilën e shpërndani në brushë gjithmonë e lagni dhe përdorni brushë të butë. Në të njëjtën mënyrë si soda bikarbone ndikojnë edhe pastat për zbardhjen e dhëmbëve, pohojnë nga Shoqata e Dentistëve Amerikan.

3. TRAJTIMI I ZBARDHJES TE MJEKU

Njollat e thella mundë të eliminohen vetëm me pastrim te dentisti. Meqë dhëmbët nuk ngjyrosen gjithmonë nga shkaqe të njejta, dentisti mundë të përcaktojë shkakun, ashtuqë edhe të gjejë zgjidhjen e përshtatshme të problemit.

NË ASNJË RAST MOS E PROVONI KËTË

1. PIJE ENERGJETIKE

Dentistët nuk rekomandojnë pijet energjetike. Ato janë shumë të tharpta dhe mundë të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe parasegjithash përmbajnë edhe ngjyra artificiale, të cilat ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës së dhëmbëve.

2. KRIPA E DETIT DHE THËNGJILLI AKTIV

Edhe pse kripa e detit dhe thëngjilli aktiv tingëllojnë mirë dhe mundë të ndikojnë, Messina thot se duhet t’i shmangni. Sipas fjalëve të tij, thëngjilli aktiv nuk është studjuar mjaftueshëm dhe nuk duhet të luajmë me të. Nëse i lani dhëmbët me kripë të detit dhe thëngjill aktiv mundë të bëhet dëmtim serioz, i përhershëm i smaltit.

3. KËSHILLAT NGA INTERNETI

Në internet mundë të gjenden këshilla të ndryshme për zbardhjen e dhëmbëve. Por gjërat në vijim kurrsesi nuk guxoni ti përdorni: zbardhues (sepse mundë ta iritojë, “skuqë” pjesën e mbrendshme të gojës dhe është mjaft i rrezikshëm), shpërlarje me lëng limoni (ai është i tharptë dhe kimikisht mundë ta tretë smaltin) dhe fërkimin e dredhzave në dhëmbë (ato nuk përmbajnë vitamina të cilët eliminojnë ngjyrën).

kosovarja.ch