“Me fat që kemi cikël menstrual” fushatë e femrave indiane

spot_imgspot_img

Femrat me menstruacione të cilat kanë qenë të ndaluara nga institucionet fetare, tani janë duke e bërë publike ciklin e tyre menstrual për të luftuar këtë stigma apo njollosje.

Si pjesë e zakoneve të saja të lashta, tempulli Sabarimala në Kerala, Indi, nuk i ka lejuar femrat në moshë riprodhuese për të hyrë aty, njofton Reuters. Por, kur Prayar Gopalakrishnan, kryetari i bordit të tempullit, i tha gazetarëve apo raportuesve se do ta konsideronte heqjen e ndalesës nëqoftëse do të kishte ndonjë “makineri” që do të përcaktonte nëse një grua ka menstruacione apo jo, atëherë avokatët morën përsipër nëpër media sociale të luftonin idenë se një grua me menstruacione është e “papastër”.

“Do të vijë një ditë kur një makinë do të shpiket për të skanuar nëse një femër mund të hyjë e pastër në tempull. Kur makina të jetë shpikur atëherë ne do ti lejojmë ata të futen brenda”, theksoi Gopalakrishnan, raportohet sipas mediave.

Të nxitur nga letra e hapur e shkruar nga aktivistja Nikita Azad, mbështetësit e saj kanë kundërshtuar deklaratën e Gopalakrishnan duke përdorur hashtagun #Me fat që kemi cikël menstrual.

Gopalakrishnan i tha Reuters se komentet e tij janë marrë jashtë kontekstit dhe se tempulli nuk do ta përmbyste ndalimin pasi ky ishte një “zakon” qysh në kohërat e lashta.

Përderisa Sabarimala është një nga tempujt hindu që përjashton femrat e moshës riprodhuese, një numër i madh i miteve që paraqesin efektet e dëmshme të ciklit menstrual mbeten vetëm në shoqërinë indiane.

Për shembull, gratë dhe femrat indiane që janë me cikël menstrual duhet ti largohen gatimit sepse ka rrezik që ato të “ndotin” ushqimin. Disa madje besojnë se ato mund të prishin ndonjë perime me vetëm një prekje me duart e tyre.

Këto mite janë ende të përhapura në këtë shoqëri, ku faqja aktiviste Menstrupedia.com, përfshin një seksion të tërë dedikuar këtyre miteve rreth ciklit menstrual.

Personat që janë përfshirë në fushatën #Me fat që kemi cikël menstrual, kanë vënë në dyshim autoritetin e udhëheqësve fetarë në ndalimin e grave për shkak të gjendjes natyrale të papastërtisë trupore apo ciklit menstrual.

Azad shkruan:

“Ju jeni tallur me tërë komunitetin e grave duke i etiketuar menstruacionet si një veprim i papastër. Por, në të njejtën kohë, ju keni pohuar një tempull i përbërë nga vëllezërit dhe motrat e mia si një pronë tuajën private stërgjyshore. Me çfarë autoriteti, ju e quani tempullin Sabarimala si tempullin tuaj? Me ç’pushtet ju mund të më ndaloni për të hyrë në atë tempull?”

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.