2.8 C
Priština
More

    Gjithcka që dëshironi të dini për zonat erogjene të meshkujve dhe femrave

    spot_imgspot_img

    Përderisa gjenitalet janë të njohura si vende të kënaqësisë seksuale, zona tjera të trupit të njeriut kanë përqëndrim të lartë të mbaresave nervore, kështuqë janë veçanërisht të ndjeshme në prekje, presion apo vibrim. Këto të ashtuquajtura “zona erotike” mund të kontribuojnë në nxitjen seksuale.

    Sipas Monica Geller, ekzistojnë shtatë zona erotike në trupin e një femre. Megjithatë trupi i secilit njeri është i ndryshëm por në përgjithësi të gjithë pajtohen se cilat zona janë më të pëlqyeshme.

    Identifikimi i zonave të ndryshme erotike gjithashtu mund të përmirësojë shëndetin seksual, disa hulumtime tregojnë se stimulimi i disa zonave mund të shkaktojë reagime të ndryshme në trup. Për shembull prekja e vaginës mund të lirojë hormonin e ndjenjës së mirë – prolaktin, ndërsa qafa e mitrës mund të kontrollojë tensionin e muskujve gjatë seksit.

    Zonat erotike në trupin e femrës

    1. Klitorisi

    Klitorisi është zone jashtzakonisht e ndjeshme. Hulumtimet tregojnë se stimulimi i klitorisit është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë që shumica e femrave të arrijnë orgazmë. Për shumicën e femrave funksionon shtypja dhe vibrimi, ndërsa tek disa të tjera vetëm prekja nuk ka gjithmonë të njejtin efekt.

    1. Vagina

    Keni ndëgjuar për pikën-G të kënaqësisë seksuale? Po, studiuesit nuk janë plotësisht ë sigurtë se ekzistonjë një e tillë. Pjesa e brendshme e vaginës përmban mbaresa nervore dhe femrat raportojnë se stimulimi i thellë i tyre i çon ato drejt orgazmës. Buzët e jashtme të vaginës, nga ana tjetër, kanë tendencë të ndjejnë prekjet e lehta.

    1. Qafa e mitrës

    Qafa e mitrës e vendosur në fund të uterusit, i ka fijet nervore për ndjesi të mirë. Në fakt, disa hulumtime tregojnë se vagina, klitorisi, qafa e mitrës të gjitha i përgjigjen veçe veç stimujve seksual.

    1. Goja dhe buzët

    Një studim i fundit ka zbuluar se puthja është më e rëndësishme në ndërtimin e marrëdhënieve se sa në nxitjen seksuale. Por, një studim tjetër sugjeron se shumica e femrave rangojnë buzët dhe gojën si zona të ndjeshme erotike. Kush thotë se nuk mund të jenë?

    1. Qafa

    Sipas një studimi të madh gjithpërfshirës të femrave, edhe qafa edhe pjesa e prapme e qafës janë ndër dhjetë zonat më erotike. Qafa është shumë e ndjeshme ndaj prekjeve të lehta.

    1. Gjinjtë dhe thimthat

    Gjinjtë nuk janë vetëm për paraqitje të mirë, ato luajnë rol edhe në nxitjen seksuale. Kjo rezulton se stimulimi i thimthave shkakton shkëndija në të njejtin rajon të trurit ku procesohen ndijimet nga klitorisi dhe vagina.

    1. Veshët

    Veshët janë super të ndjeshëm në prekje, ndoshta për shkak të një numri të madh të mbaresave nervore.

    Zonat erotike në trupin e mashkullit

    1. Penisi

    Stimulimi i penisit në mënyrë të konsiderueshme kontribon në kënaqësinë seksuale dhe llogaritet njëlloj sikur vagina, pjesa më erogjene e trupit.

    1. Goja dhe buzët

    Njihen si zona shumë të ndjeshme, buzët e meshkujve i përgjigjen prekjeve të lehta, temperatures apo presionit. Puthja gjithashtu shkakton lirimin e hormoneve gjatë intimitetit, veçanërisht oksitocina i quajtur “hormoni i dashurisë”.

    1. Skrotumi

    Renditet në vendin e tretë, pa penisit dhe buzëve, skrotumi paraqet një nga zonat më erogjene të meshkujve për nxitjen seksuale. Këtu janë të pëqëndruar shumë nerva që nënkupton se është zone super e ndjeshme në prekje.

    1. Qafa

    Edhepse qafa nuk është aq e ndjeshme sa e femrave, por ende renditet mjaft shumë në listën e zonave erotike. Qafa ka ndjeshmëri të madhe ndaj prekjeve të lehta dhe vibrimeve, duke e bërë atë një vend krysor për prekje të lehta erotike.

    1. Thimthat

    Ashtu sikur femrat, edhe thimthat e meshkujve renditen në zonat erogjene me ndejshmëri të madhe. Edhe pse thimthat e meshkujve nuk kanë ndonjë rol pvrcaktues, kjo nuk do të thotë se ato janë krejtsisht të padobishme, ata përmbajnë mbaresa nervore që presin ti ngacmojnë!

    1. Perineumi

    Perineumi (zona midis anusit dhe skrotumit) është i tëri me nerva perineale, të cilat ndihmojnë në përcjelljen e kënaqësisë seksuale nga organet gjenitale në tru.

    1. Veshët

    Shumë të ndjeshëm gjatë prekjes për shkak të një numri të madh të receptorëve ndijor në lëkurë, veshët renditen gjithashtu në listën e zonave erogjene.

    Përfundimi

    Pasi jeni njohur me zonat erogjene për nxitje më të mirë seskuale, duhet të njiheni më mirë me trupin tuaj dhe të partnerit, t’ja njihni kërkesat, dëshirat, të komunikoni sa më shumë të eksperimentoni e të vini në përfundimet e jauja personale.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...