5 arsye pse mishërat e dhëmbëve pësojnë gjakderdhje gjatë larjes së dhëmbëve

spot_imgspot_img

Hormonet mund të jenë arsyeja për fajësim…

Ndonjëherë gjatë larjes së dhëmbëve, shumica prej nesh preferojmë të lajmë thellë dhëmbët e deri sa të vërejmë disa pika gjaku në lavaman. Por duhet të dijmë se gjaderdhja nga mishërat e dhëmbëve nuk është normale, thotë periodontisti Sally Cram, duke shtuar se në fakt mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të mishit të dhëmbëve (gingivitis apo inflamacion i mishërave) që buron nga krijimi i bakerieve dhe pllakës mbi dhëmbët tuaja.

Pastrimi agresiv i dhëmbëve nuk është shkaku i vetëm i gjakderdhjes së mishërave, në fakt ekziston edhe një numër i shkaqeve tjera, hidhni një sy më poshtë se kur është koha të vizitoni dentistin.

  1. Nuk i pastroni mirë dhëmbët

Duhet vetëm 24 orë që bakteriet të shkaktojnë inflamacionin (shkaku i gjakut) në mishërat e dhëmbëve, kështuqë nëse nuk i pastroni mirë dhëmbët gjatë ditëve të para, ju mund të vëreni ndonjë pikë gjaku, thekson Cram. Pra, herën tjetër kur të pastroni dhëmbët, sigurohuni që të përfshini të gjitha pjesët e gojës duke goditur të gjitha njollat bakteriale dhe gjaku do të ndalet. Por, nëse vëreni gjak në mishërat e dhëmbëve për një kohë më të gjatë, atëherë drejtohuni te dentisti për kontroll.

  1. Hormonet e juaja luhaten

Kur nivelet e hormoneve luhaten (për shembull gjatë pubertetit, shtatzënisë, ciklit menstrual apo menopauzës), ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj pllakës bakteriale, të cilat mund të shkaktojnë gjakderdhje në mishërat e dhëmbëve, thotë Cram. Ju mund t’i përkushtoheni gojës suaj duke e pastruar me ndonjë pastrues të veçantë apo me pe, derisa prisni që hormonet tuaja të qetësohen.

  1. Jeni të stresuar, keni mungesë gjumi dhe hani ushqim të pavlerë

Shpesh herë shohim gjakderdhje të mishërave të dhëmbëve tek fëmijët që ushqehen keq, qëndrojnë natën deri vonë, janë të stresuar në shkollë dhe të gjitha këto gjëra ndikojnë në aftësinë e trupit tuaj për të luftuar inflamacionin e shkaktuar nga bakteriet në gojë, thotë Cram. Mbroni veten me anë të ndonjë diete të ndjeshme të mbushur me proteina, perime dhe vitaminë C dhe D, të cilat janë kyçe për mishërat dhe shëndetin e eshtrave.

  1. Medikamentet tuaja mund të jenë faji kryesor

Disa barna me recetë, të tilla si ilaçe kundër depresionit apo medikamente kundër presionit të gjakut, mund të shkaktojnë tharjen e gojës, dhe mungesa e pështymës lejon që bakteriet të shtohen. Bisedoni me dentistin tuaj nëse vëreni simptoma të tilla të tharjes së gojës, pasi ekzistojnë produkte që mund të ju ndihmojnë t’i mbani mishërat e lubrifikuar.

  1. Mund të jetë diçka më serioze

Sëmundjet kronike si diabeti apo sëmundjet si leukemia dhe HIV mund të ndikojnë në sistemin imunitar dhe të shpiejnë deri në mishërat e fryrë dhe të gjakosur. Nëse vëreni pika gjaku në lavaman për më shumë se një javë rresht, vizitoni dentistin tuaj./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual: Ruajtja e intimitetit në marrëdhënie në distancë — kufijtë, komunikimi dhe mirëqenia

Si të ruani lidhjen intime kur jetoni larg partnerit: vendosja e kufijve, komunikimi i qartë dhe kujdesi për mirëqenien mendore dhe emocionale.

Rregullimi i shtëpisë: Kursime energjie praktike në shtëpi — hapa pa premtime financiare të sakta

Si të rregulloni shtëpinë me hapa praktikë që synojnë kursimin e energjisë pa premtime financiare të sakta — me theks në menaxhimin e kimikateve, rregulla sigurie dhe reagime të shpejta në rast helmimi.

Trend: Si të zgjidhni copat funksionale për mot të paqëndrueshëm midis Kosovës dhe Zvicrës

Udhëzues praktik për të zgjedhur copat funksionale kur moti është i paqëndrueshëm midis Kosovës dhe Zvicrës: materiale, ndërtim, mirëmbajtje dhe blerje të qëndrueshme me një fokus në zgjidhje praktike dhe të qëndrueshme.

Veshmbathje: Veshje praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — baza për çdo ditë

Udhëzues praktik për të ndërtuar një garderobë ditore që përballon mot të ndryshueshëm midis Kosovës dhe Zvicrës, duke vlerësuar zgjedhjet e qëndrueshme, materialet dhe mirëmbajtjen.