Thatësia e vaginës: Problem femëror për të cilin askush nuk flet, e nga i cili brengoset çdo e pesta femër

spot_imgspot_img

Një hulumtim britanik i publikuar jo shumë kohë më parë ka zbuluar që edhepse çdo e pesta femër vuan nga thatësia e vaginës – gjendja e cila seksin e bën jo të këndshëm, të dhimbshëm dhe nganjëherë të pamundshëm – 90 për qind e femrave e vuajnë këtë në heshtje. Ndërsa ilaçi nga barnatorja apo lubrikanti mund të zgjidh problemin shumë lehtë.

Përse shumica e femrave nuk kërkon ndihmë? Sepse aq shumë dihet për seks e sa pak shkruhet për këto gjëra shumë të rëndësishme.

Nuk duhet të jeni në moshë për të vuajtur nga thatësia e vaginës. Shumë alkool, pak ujë, stresi gjatë kohës së menstruacioneve, jo shumë epsh gjatë seksit, menopauza – e gjitha kjo mund të ndikojë në tharjen e vaginës.

Nëse vagina nuk është ‘e lyer’, penisi nuk do të depërtojë lehtë, ndërsa seksi do të jetë i pakëndshëm dhe i dhimbshëm. Kur femrat nuk janë ‘të lagëta sa duhet’, kjo është njëlloj sikurse ai të mos ketë ereksion, ndërsa femrave iu vie turp, sepse mendojnë që partneri do mendojë që nuk po e eksiton sa duhet. Nëse janë vetëm, i shmangen lidhjeve, sepse tremben se mashkulli do mendojë se nuk e pëlqen. Femrat e martuara i shmangen seksit jo vetëm që është i dhimbshëm, por edhe pse frikësohen që partneri i tyre do mendojë se janë duke e refuzuar.

Në hulumtimin që kanë marrë pjesë 2000 të rritur, është zbuluar që secila e pesta femër është depresive për shkak të thatësisë së vaginës, një e katërta kanë deklaruar që ndihen më pak femërore, ndërsa gjysma tjetër ndihen të ‘vjetra’ për këtë. Një ndër 10 meshkuj kanë thënë që kjo ndikon në jetën e tyre seksuale. Një e treta e femrave që e kanë këtë problem kanë thënë që kjo bën tundim në mes tyre e partnerit – ndërsa një e pesta nuk kanë seks fare për këtë shkak.

Deri në 42 për qind të femrave ndjejnë dhimbje gjatë seksit për shkak të këtij problemi, një e treta ndjen kruarje konstante, ndërsa 31 për qind ndihen të këputur pas seksit.

Por në vend se të flasin për këtë me partnerin apo doktorin, shumica e femrave nuk flasin me askënd për këtë.

Atëherë jeta seksuale bie në krizë dhe martesat prishen, dhe e gjitha kjo vetëm nga turpi. 90 për qind të femrave nuk i thotë as shoqes së ngushtë për këtë problem.

Ndërsa problemi mund të zgjidhet me dy produkte të thjeshta. E para është kremi hidratues i cili rigjallëron vaginën e dehidruar dhe heq dhimbjen gjatë seksit, gjithashtu edhe kruarjen dhe irritimin pas seksit. Hulumtimi është bërë nga kompania ‘Vaginis’, e cila e prodhon këtë krem hidratues. Ajo kushton diku rreth 15 euro, dhe mund të blihet në barnatore. Nëse nuk e gjeni në barnatore, pyeteni gjinekologun të ju rekomandojë ndonjë tjetër.

Produkti tjetër që mund ta blini është lubrifkanti kualitativ, i cili gjithashtu mund të blihet në çfarëdo barnatore. Nëse do të përdorni të dy produktet, për dy javë, problemi do ikë. Nuk është aq keq – shumicën e problemeve seksuale mund t’i zgjidhni. Zakonisht e gjitha që ju nevojitet është të flisni me mjekun apo të kërkoni nëpër internet./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.