4.4 C
Priština
More

    Arsyet më të shpeshta pse meshkujt kërkojën shkurorëzim

    spot_imgspot_img

    Pjesa më e madhe e njerëzve do të mendonin se arsyeja kryesore pse meshkujt kërkojnë shkurorëzimin është tradhëtia bashkëshortore. Por për çdo vit shumë gra bësnike anembanë globit braktisen nga burrat e tyre për arsye krejtësisht tjera. Ju zbulojmë cilatë janë ato.

    Arsyet pse meshkujt vendosin të shkurorëzohen janë thuajse befasuese, ndërsa me ne i ndajnë ekspertët e lidhjeve të dashurisë dhe këshilltarët e lidhjeve bashkëshortore në ueb-faqen Womans’day.

    Një nga arsyet e para në listë se pse meshkujt nuk duan më të jenë në bashkëshortësi është kur gruaja “e lë veten pas dore”. Meshkujt në princip e kuptojnë se femrat me kohë ndryshojnë, por gjithashtu konsiderojnë se është një dallim i madh midis disa kilogramësh më tepër dhe shtuarjes jashtëmase në peshë, dhe kjo e dyta posaçërish u pengon. Meshkujt presin nga femrat që të kujdesen për veten, të shkojnë rregullisht në frizer, të mbajnë mbathje të brendshme të bukura bile edhe pas disa vitesh të jetuarit në bashkëshortësi.

    Meshkujve poashtu u pengon qëndrimi negativ i partneres sa i përket qështjes për gjërat e reja, të ndryshme dhe zbavitëse. Nëse shpeshëherë dëgjojnë “Jo” nga goja e partneres, meshkujt me kohë fillojnë të ndjehen sikur janë duke jetuar me nënën e tyre.

    Bezdisja është e treta në listën e cikrrimave të cilën meshkujt vështirë e falin dhe për shkak të së cilës vendosin të shkurorëzohen. Nësë femrat e bezdisin partnerin për sejcilin gabim të vogël që bën, me kohë mashkulli tërësisht çkyqet dhe mbyllet dhe kështu shume lehtë arrin deri tek tëhuajsimi. Nëse juve ju pengon që partneri juaj vazhdimisht vonohet, në vend që ta bezdisni, në të gjitha orët që i keni në shtëpi vendosni akrepat disa minuta më herët. Hapat konkret gjithmonë janë më efektiv se sa bezdisjet.

    Mosrespekti sigurisht është në kulmin e gjërave për shkak të cilit meshkujt vendosin të braktisin çerdhen bashkëshortore. Shmangjuni shprehisë që të talleni publikisht më gjërat që atij i pengojnë, kjo përfshin shokët e tij dhe rrjetet sociale. Pa marrë parasysh se sa juve u është dukur se burri juaj është një person i butë, shumica janë shumë të ndjeshëm në këtë qështje.

    Çështjet finaciare çdoherë mund të jenë arsye për shkatërrimin e martesës. Nësë ju dhe partneri juaj thjeshtë nuk jeni në të njejtën frekuencë kur është në pyetje shpenzimi i parave të fituara, shumë lehtë mund të sjellë deri te kokëçarjet dhe këputja e lidhjes. Është e nevojshmë që të veni si rregull që të mirreni vesh për gjitha investimet e mëdha.

    Nëse ju dhe partneri juaj nuk arrini të mirreni vesh rreth edukimit të fëmijëve, kjo mund të jetë arsye që të shuhet dashuria mes jush. Bëni përpjekje që të dakordoheni rreth kahjeve bazike të detyrave prindërore ose thjesht ndani detyrat. Ju merrni përsipër pjesën e obligimeve që ka fëmija në shkollë, ndërsa burri juaj le të jetë përgjegjës për obligimet jashtëshkollore dhe obligimet rreth shtëpisë ose e kundërta, por asnjëhër mos rrënoni autoritetin e partnerit tuaj.

    Meshkujt do të ngrisin “grrepin e anijes” dhe do të lundrojnë nga porti i bashkëshortësisë nësë ndjehen të lënë anash nga kujdesi juaj. Nëse ju tërë kohën fokusoheni tek femijët, karierën dhe punët shtëpiake, ai në një moment do të pyetet “çfar paraqet ai për ju”.

    Ndani disa minuta në ditë që t’i përkushtoheni burrit tuaj. Pyeteni si e ka kaluar ditën, i servoni ndonjë birrë të ftohtë, i bëni masazhë në shpatulla. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...