Mënyra të ndryshme se si të përdorim vajin e kokosit

spot_imgspot_img

Hulumtimet shkencore mbi vajin e kokosit kanë zbuluar dobitë shëndetësore që ndikojnë në tërë trupin tuaj, brenda dhe jashtë.

Më poshtë do të mund të lexoni për mënyrat e ndryshme të përdorimit të vajit të kokosit.

Gatim dhe ushqim

Gatimi në temperatura të larta – disa vajëra janë të pasigurta për gatim në temperatura të larta, mirëpo vaji i kokosit është një altrnativë e mirë për këtë përdorim.

Në tost në vend të gjalpës- thjeshtë e zëvendësoni gjalpën me vaj të kokosit në tostin tuaj.

Hajeni me lugë– vaji i kokosit mund të konsumohet vetvetiu me lugë pasiqë është i shijshëm.

Smoothie– shtoni një lugë të vajit të kokosit në smoothin tuaj për të rritur vlerën energjetike të pijes.

Fërgimi i vezëve- lehtësisht e lyejmë fundin e enës para se të fërgojmë vezët .

Pjekja e kokoshkave- për ti shtuar kokoshkave ëmbëlsi, përdorni vaj kokosi.

Toping për kokoshkat– në vend të gjalpës, shkrini pak vaj kokosi dhe shpërndajeni mbi kokoshka.

Çips nga patate të ëmbla– ngrohim furrën paraprakisht, i vendosim copëzat e patateve në tepsi dhe i lyejmë me vaj kokosi. I lëmë në furrë për 15 minuta derisa çipsi të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë kripë dhe e servojmë me salcë.

Zëvendëson vajin bimor– vaji i kokosit me sukses e zëvendëson vajin bimor në shumë raste.

Fërgim– fërgimi i patateve apo i pulës me vaj kokosi ka edhe përfitime shëndetësore.

Djath i pjekur në skarë– nuk keni nevojë më për gjalpë, vaji i kokosit është një zëvendësim adekuat për një sanduiç me djath të pjekur në skarë.

Kafe me vaj kokosi– shtimi i një luge me vaj kokosi e bën kafenë tuaj më të shijshme dhe më energjetike.

Granola shtëpiake– vaji i kokosit është një nga përbërësit kryesor të granolas.

Çaj me vaj kokosi– sikurse tek kafja, edhe tek çaji vaji I kokosit është një shtesë e mirë.

Përdorimi i vajit të kokosit në kozmetikë

Ndriçues i mollëzave– aplikoni një sasi të vogël në mollëza.

Losion pas rrojes– I mbyll poret dhe e hidraton lëkurën

Balsam për buzë– aplikoni direkt në buzë vajin.

Kremë për irritim nga pelenat– aplikoni rregullisht në prapanicën e foshnjes që të përmirësoni shëndetin e lëkurës.

Lubrikant seksual-

Kremë për thithka gjatë të ushqyerit me gji-

Vaj për masazh– vaji i kokosit është përzgjedhja e duhur për masazhim.

Zhdukja e njollave nga plakja– fërkoni në duar dhe aplikoni në vendet e dëshiruara.

Hidratues i fytyrës– pasi të pastroni fytyrën, masazhoni lehtësisht lëkurën e fytyrës me këtë vaj.

Trajtim i këmbëve të thata– miksoni me salatë dhe fërkoni këmbët.

Përkujdesje e flokëve me vaj ulliri

Kondicioner nate– dëshironi një trajtim të thellë me balsam të flokëve? Vaji i ullirit është një alternativë shumë e mirë.

Rregullim i fundeve të thyera të flokëve– vendosni një sasi tejet të vogël në dorë dhe përshkoni fundet e fijeve të flokëve.

Zvogëlues i eletricitetit statik të flokëve.

Përdorime të tjera shëndetësore të vajit të kokosit

Pastë e dhëmbëve– kombinoni sasi të barabarta të vajit të kokosit me sodën e bukës për të fituar pastën e dhëmbëve.

Aromaterapi- aroma e këndshme e vajit të kokosit ju ndihmon të relaksoheni.

Trajtim i plagëve– vaji i kokosit e mbron plagën nga kontaminimi i mëtutjeshëm.

Nxitës i metabolizmit- 2 lugë në ditë e përshpejtojnë metabolizmin.

Përkrahës i tiroideve– konsumimi i rregullt i vajit të kokosit është treguar si përmirësues i funskioneve tiroide.

Përdorimi shtëpiak

Përdorimi si lubrikant tek motorët/eletronika e vogël

Vaj kokosi për kafshët

Ushqejeni qenin apo macen– vaji i kokosit nuk është i shëndetshëm vetëm për njerëzit por edhe për kafshët.

Aplikojeni në gëzofin e kafshës- kjo gjë do e parandalojë humbjen e qimeve si dhe do e bëjë gëzofin më të shëndritshëm./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Sallatë verore me qiqra, domate dhe kastravec: drekë e shpejtë në 15 minuta

Një recetë e shpejtë dhe e freskët për drekë: sallatë me qiqra, domate dhe kastravec që përmbush parimet e një diete të shëndetshme dhe udhëzimet bazë të higjienës ushqimore.

Flokët pas diellit dhe pishinës: 5 hapa për më pak tharje dhe këputje

Pas plazhit apo pishinës flokët shpesh duken të tharë dhe të brishtë. Ky artikull ofron pesë hapa praktikë, të bazuar në udhëzimet e dermatologëve, për të zvogëluar tharjen dhe këputjen pas ekspozimit ndaj diellit dhe klorit.

Horoskopi ditor, 17 gusht 2026: Si nis java për shenjën tuaj

Horoskopi ditor për 17 gusht 2026: dashuria, puna, paratë dhe mirëqenia për të 12 shenjat e zodiakut.

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.