1.6 C
Priština
More

    7 gënjeshtra të vogla të cilat meshkujt i përsërisin rregullisht

    spot_imgspot_img

    „Ky fustan të rri shumë bukur… I dua shoqet e tua… Ti je gruaja më e mirë me të cilën kam qenë ndonjëherë…“, janë vetëm disa nga gënjeshtrat të cilat meshkujt i përsërisin rregullisht me bashkëshortet e tyre.

    Bësimi është njëri nga faktorët më të rëndësishëm në të cilin ndërtohet një lidhje stabile. Megjithatë, meshkujt i gënjejnë bashkëshortet e tyre, femrat gënjejnë burrat, e të gjithë pajtohen që gënjeshtrat e vogla nganjëherë janë të nevojshme që ajo lidhje të qëndrojë.

    Megjithat, ekziston dallim në mes të gënjeshtrave „mashkullore“ dhe „femërore“. Femra, thonë ekspertët, gënjejnë që të mbysin fjalët e këqija, përderisa meshkujt në të shumtën e rasteve gënjejnë që vetë të ndjehen më mirë.

    Ju sjellim listën me 7 gënjeshtrat më të shpeshta të meshkujve.

    „Unë? Kam qenë më i miri në klasë.“

    Ky është një shembull klasik i fryerjes së egos mashkullore me dëshirën që të paraqitet në dritën më të mirë të mundshme për ta pa impresionuar gruan.
    Meshkujt kanë problem me pranimin e humbjes. Shoqëria na imponon që ne duhet të jemi patjetër të suksesshëm, prandaj meshkujt mendojnë që edhe për shumicën e femrave ajo është shumë e rëndësishme.
    Padyshim, sa më shumë që rritet afërsia mes meshkujve dhe femrave, niveli i gënjeshtrave bie.

    „Patjetër që i dua njerëzit e tu!“

    Gënjeshtër me të cilën meshkujt joshin femrën që të dashurohet apo të qëndrojë e dashuruar në të. Mënyra me të cilën do ta provonit se mashkulli juaj me të vërtetë i don shokët dhe shoqet tuaja, prindërit dhe familjen tuaj, është që ta testoni se a dëshiron me të vërtetë që të kalojë kohë me ta, apo është i mirë vetëm në fjalë.
    Zbulimi i së vërtetës mundet që në moment të ndryshojë ndjenjat.

    „Zemër, je më e mira!“

    Njëra nga situatat në të cilat meshkujt gënjejnë, gjithsesi është seksi. Mundet të jetë kjo sepse seksi është pyetje në të cilën ata janë më të ndieshmit. Në fillimin e lidhjes është krejtësisht normale që mashkulli t’i ndajë komplimente femrës në llogari të dukjes dhe seksualitetit të saj, mirëpo fraza „ti je më e mira“ mundet që të ngrijë lidhjen. Nëse femra heton që mashkulli është duke gënjyer kur është në pyetje raporti seksual, duhet që ta nxisë që të hapet. Bisedat e hapura do të përmirësojnë jetën tuaj seksuale, e me vetë atë edhe lidhjen.
    Këto janë ato gënjeshtrat e dhimbshme, gënjeshtrat përmes së cilave mashkulli dëshiron që të nxirret nga lidhja, dhe sa më herët që femra e kupton këtë, më lehtë dhe pa dhimbje do të ndëprejë lidhjen.
    Megjithatë, nëse është në pyetje martesa apo lidhja e gjatë serioze, duhet që të jeni të kujdesshme dhe mos sjellni konkluzione para kohës. Bisedoni.

    „Ky fustan nuk është shumë i ngushtë. Duket i mrekullueshëm!“

    Keto do të mund të thonim se janë gënjeshtra të mira dhe tregojnë që i ka bërë përshtypje. Megjithatë, në afat të gjatë, ajo mund të bëhet problem nëse kalon në shprehi, dhe mashkulli vazhdon të flase vetëm ato që gjysma e tij e bukur dëshiron të dëgjojë, e jo atë se çfarë ai mendon.

    Në fund të fundit, a do t’i bënte nder me atë që do t’i thoshte se fustani i rri shumë bukur, nëse nuk është e vërtetë?

    „Në punë po i largojnë, por mos u merakos se unë jam i sigurtë aty.“

    Shumica e meshkujve edhe më tej llogariten si „koka e shtëpisë“ dhe ai i cili do të duhej të mbante llogari për kujdesin ndaj familes, prandaj i gënjejnë bashkëshortet e tyre në këtë mënyrë, që të mos i kursejnë nga merakosja…

    Kjo gënjeshtër megjithatë mund që të humbë besimin, e femrën ta detyrojë që të ndjehet më pak e rëndësishme. Thuajeni të vërtetën, madje sa e keqe po të jetë, ejani deri tek një zgjidhje e përbashkët.

    „Ja tani do të shkurtoj barin vetëm sa t’më ndalojnë dhimbjet në shpinë.“

    Janë shumë pak gjëra të cilat meshkujt i urrenjë më shumë se zemërimi apo bezdia e gruas. Për atë, për t’i ikur atyre skenave, fshihen me metoda të ndryshme, mes të cilave edhe gënjeshtra.
    „Do të dilja me fëmijët në park, sikur koha të ishte më e mirë“, apo „Do t’i laja enët po të gjeja sfungjer“.

    Lidhja e sinqertë dhe stabile do të duhej që të përballonte të vërtetat të cilat ndoshta nuk do t’ju pëlqenin. Pyetuni se pse gënjeni dhe pse ju gënjejnë. Sado të vogla të jenë gënjeshtrat, ato prapë mbesin gënjeshtra. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...