Sa janë të dëmshëm qirinjtë me aromë dhe freskueset e ajrit

spot_imgspot_img

Sezoni i pushimeve është koha më e përshtatshme për ndezjen e qirinjve me aroma të ndryshme, mirëpo rezultatet e një studimi treguan se duhet të jemi të kujdesshëm me aromat e tilla.

Frika qëndron në kimikatet që mund të ndodhen në aromën apo në dyllin, ekspozimi i tepërt në atom und të dërgojë deri tek zhvillimi i astmës, dëmtimeve të mushkërinjve, dhe në raste ekstreme edhe kancer.

Studjuesit pohuan se qirinjtë mund të shkaktojnë edhe ndotje të ajrit në dhomë, ndërsa qirinjtë me aromë prodhojnë më shumë blozë.

Një studim tjetër i vitit 2009 nga Universiteti i Karolinës Jugore ka vënë alarmin për kimikatet që emitohen në ajër nga djegia e qirinjve pasiqë parafina që digjet mund të prodhojë kimikate të padëshirueshme sikurse alkanët,alkenet, toluenët, që kanë efekt të dëmshëm tek njeriu.

Për një person që përdor vazhdimisht qirinjë, këto kimikate mund të shkaktojnë kancer, alergji si dhe astmë.

Disa studjues janë duke u brengosur edhe për përdorimin e freskuesve të ajrit dhe dëmin që mund ta shkaktojnë pasiqë ky prodhim përmban sasi të mjaftueshme të formaldehidit.

Më shumë gjasa për të pasur dëm nga freskueset e ajrit ka nëse nënat shtatëzëne ekspozohen shumë ndaj tyre, duke lënë pasoja tek foshnja ende e palindur.

Prapseprap, shumë kërkime duhet bërë pasiqë dëshmitë e deritanishme janë të pamjaftueshme për skeptikët që janë mësuar në përdorimin e përditshëm të ktyre agjentëve./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.