4.4 C
Priština
More

    9 rregulla jetësore të gjysheve tuaja që duhet t’i trashëgoni

    spot_imgspot_img

    1. Shkoni në krevat deri në orën 11:30 PM

    Në moshën 20 vjeçare keni mundur të qëndroni tre netë rresht pa gjumë, me 25 kjo pak shkon më me vështirësi, apo jo? Gjumi i rregullt është shumëfish i rëndësishëm për shëndet dhe bukuri dhe për këtë mos e mundoni organizmin duke ndenjur çdo natë! Besoni gjyshes kur thotë që në krevat shkohet para mesnate (të paktën shumicën e rasteve).

    2. Mbani xhemper të mëdhenj

    Kur gjyshja ju kritikon që barkun e keni të zbuluar, ajo në të vërtetë do të thotë që edhe me xhemper oversize mund të dukeni me stil!Vetëm shikoni street style ikonat si motrat Olsen, Cara Delevingne…

    3. Pini jogurt

    Një filxhan jogurti me bakterie të dobishme pini çdo ditë- është super e rëndësishme për shëndet dhe metabozilëm të mirë.

    4. Paguani faturat në kohë

    Normal që çizmet e reja janë më të rëndësishme se rryma, por sa më shpejt që të kuptoni që disa gjëra thjesht DUHENI t’i bëni, më lehtë do ta keni. Ndër të tjera, nëse më nuk jeni në shkollë të mesme, nuk keni arsye për sjellje të pandërgjegjshme.

    5. Mbathni këpucë të rehatshme

    A e dini si duken ato vogëlushet që mundohen të ecin me taka 15 cm? Kështu diçka edhe ju i dukeni gjyshes suaj dhe në të gjitha këpucët që nuk kanë petë anatomike. Andaj qerasni këmbën tuaj të paktën një herë- përnjëmend – më këpucë të rehatshme.

    6. Mos u opsesiononi me teknologji

    Normalisht, nuk do të heqim dorë nga të gjitha çudirat e shekullit 21 (as të rekomandojmë diçka ekstreme siç është ndalja e Facebook-ut), por duhet të kujtoni edhe ato mënyrat e vjetra të bukura siç është shëtitja në park.

    7. Mbani buzëkuq

    Shkëlqimet për buzë janë OK, por asgjë nuk është aq perfekt sa mat buzëkuqi në buzë. Të gjitha ato gjyshet simpatike që i shihni nëpër qytet e dinë që kjo është e pazëvendësueshme.

    8. Rrallojeni ushqimin trendi

    Pesto, të themi është një send ushqimorë i ri i popullarizuar për të gjithë ata që kanë vëmendje në ushqim, por kur mendoni pak më mirë- çka ka më të shijshme se buknorja , sarma dhe një pjatë me mish të thatë?

    9. Mos u merrni me mendimet e të tjerëve

    Pas të gjithave që i ka hequr qafe, gjyshja juaj aspak nuk kthehet nga komentet lakmitare të fqinjes nga kati i tretë… Dhe, njëmend jeta do ju bëhet më e lehtë, kur njerëzit e parëndësishëm do t’i vënit në ‘mute’ (bëhuni shurdhe në komentet e tyre). /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...