4.4 C
Priština
More

    Si të shmangni sëmundjet sezonale gjatë dimrit (edhe nëse partneri juaj është i sëmurë)!

    spot_imgspot_img

    Momentalisht jemi në sezonën e gripit, aty ku ftohjet janë mëse të mundshme për një periudhë të caktuar. Të gjithë dëshirojmë ti shmangemi ftohjeve apo gripit, por nganjëherë është e paevitueshme – sepse partneri juaj ka temperaturë dhe faqe të kuqe nga sëmundja, ndërsa ju nuk keni zgjidhje, përpos ta ndani shtratin së bashku!

    Kemi pyetur një mjeke interniste Keri Peterson, për të na shpjeguar të gjitha faktet se si mund të marrim një ftohje apo grip, dallimet mes këtyre dyjave dhe çfarë mund të bëjmë që të zhdukim krejtsisht bakteriet.

    Së pari: çfarë është ngjitëse dhe kur?

    “Gripi është ngjitës një ditë më parë dhe 5-7 ditë pas fillimit të saj”, thekson Dr. Peterson. Ajo thotë se simptomat janë:

    • Dhimbje
    • Lodhje
    • Temperaturë e lartë
    • Hundë të zëna me sekrecion
    • Sy të përlotur
    • Dhimbje fyti
    • Kollë.

    “Ftohja është ngjitëse një ose dy ditë para se të ndiheni të sëmurë dhe deri në kohën kur të gjitha simptomet të zhduken, që mund të vonojë deri në dy javë”, thekson Dr. Peterson. “Kulmi i ngjitjes zgjat tre deri në katër ditë kur ju ndjeheni më të sëmurë”.

    Tani, çfarë të bëni nëse partneri jua është i sëmurë? Nuk ka puthje për javë të tëra?!

    “Derisa të gjitha simptomet të jenë zhdukur plotësisht, puthja në gojë është mënyra më e shpejtë e përhapjes së ftohjes apo gripit. Është më mirë që të largoheni nga ai për disa ditë deri sa të zbuten simptomet”, thekson Dr. Peterson. “Shfrytëzoni këtë kohë si një mundësi për tu bërë më kreativ dhe provono mënyra tjera për të treguar dashurinë ndaj partnerit. Shkruani një shënim dashurie, përgatitni një shujtë ushqimore të preferuar për të, ose përcjellni ndonjë show të pëlqyer nga të dy në TV”. Shumë e këndshme kjo, por përsëri mbani kujdes kontaktit me të…

    Si mund ti shmangemi bakterieve kur partneri apo kolegu ynë është i sëmurë?

    ”Lani duart mirë. Masa më e rëndësishme për parandalimin e ftohjeve dhe gripit është larja e shpeshtë e duarve. Larja e duarve duke i fërkuar mirë me sapun dhe ujë të ngrohtë për të paktën 20 sekonda, ndihmon që të largojë mikrobet jashtë lëkurës”, sqaron Dr. Peterson.

    Tjetra, ”Faculetat apo pecetat dezinfektuese sanitare zhdukin 99,9% mikrobet që shkaktojnë sëmundjet. Mbani një shishe të vogël dezinfektuese duarsh gjatë kohës kur jeni në palestër apo në ndonjë ambient ku nuk mund ti lani me sapun dhe ujë. Mikrobet jetojnë në sipërfaqe dhe përhapen tek njerëzit përmes kontaktit të lëkurës. Gjithçka që mund ta prekni shpesh mund të jetë një kërcënim për ju. Mbani këto peceta dezinfektuese dhe përdorni gjithkah si në tavolinën tuaj të punës, tastierë, telekomandë apo telefon” .

    Më pas, “Shmangni prekjen e syve, gojës apo hundës. Këto janë pika kryesore për hyrjen e drejtpërdrejtë të mikrobeve”, thekson Dr. Peterson. Poashtu, personi që është i sëmurë, “Duhet të jetë i ndërgjegjshëm për prekjen e syve, hundës dhe gojës pasi mund të infektojë duart tuaja. shumica e të rriturve prekin fytyrën e tyre rreth 16 herë në ditë, ndërsa fëmijët edhe më shpesh, gjë që rrit përhapjen e mikrobeve”.

    Së fundi, “Peshqirat e banjos, enët dhe gotat janë gjëra që duhet të shmangni ndarjen e përbashkët me partnerin e sëmurë. Mos hani në pjatë të njejtë dhe dezinfektoni pjatën e tij në nxehtësi të lartë dhe detergjent. Mbani çarçafët dhe jastëqet të pastra duke i larë shpesh si dhe freskoni dhomën me ajër të pastër që të largoni sa më shumë bakteriet”.

    Pasi partneri juaj të ndjehet më mirë, ndrrojani brushën e dhëmbëve me të re. në përgjithësi, “Ju duhet të ndrroni më shpesh brushën e dhëmbëve, e cila mund të jetë bartës kryesor i bakterieve”, thotë Dr. Peterson./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...