Çfarë të bëjmë pas përfundimit të lidhjes së gjatë?

spot_imgspot_img

E keni përfunduar lidhjen e gjatë dhe tani nuk dini çfarë të bëni më tej. Nuk dini si të sillni një faqe të re në jetë dhe të filloni të takoheni me meshkuj tjerë. Kemi gjetur për ju disa këshilla.

Para së gjithash duhet të mendoni a e keni harruar me të vërtetë ish-in. Asnjëherë nuk duhet të hyni në lidhje të re nëse ende ndjeni për ish-partnerin, qoftë ajo ndjenjë pozitive apo negative.

Në lidhje të re asesi nuk bën të hyni për të harruar të vjetrën. Më parë pyesni ndjenjat tuaja dhe lëshojini. Nëse ju qahet, qani.  Më parë harrojeni ish partnerin, pastaj lëshohuni në lidhje të re. Kujtimet dhe gjësendet që ju kujtojnë ish të dashurin paketojini dhe futini në një vend ku nuk i keni para syve. Në mënyrë që mendtë mos t’i keni tek ai, gjeni për vete ndonjë aktivitet të ri.

Mbushuni me energji pozitive dhe qeshuni vesh-më-vesh. Tregojini të gjitha adutet që i keni. Vishuni në mënyrë që ju bën juve të ndiheni tërheqëse, dilni me shoqe dhe argëtohuni deri në orët e para të mëngjesit.

Duhet të dini që personi i ri të cilin do ta njoftoni nuk do të jetë i njëjti si ish partneri juaj, e kështu edhe seksi do të jetë ndryshe. Ndoshta disave do t’u duket që më mirë ka qenë me ish të dashurin, disave jo, por kjo e gjitha është punë shprehie, kështuqë mundohuni të përshtateni. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime — Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: zgjidhje funksionale për mikpritje familjare

Si të organizoni hyrjen e shtëpisë për një mikpritje të sigurt dhe praktike, duke reduktuar rreziqet nga produktet kimike dhe duke ditur si t9u përgjigjeni në rast nevoje.

Make-up: Udhëzues praktik për kategorizim, ruajtje dhe kontroll të afateve të kozmetikës

Udhëzues praktik për kategorizimin, ruajtjen dhe verifikimin e afateve të përdorimit të kozmetikës. Si të lexoni etiketat, si t’i organizoni produktet në mënyrë të sigurt dhe kur të kërkoni ndihmë profesionale.

Udhëtime: Udhëzues i qartë për përgatitjen e bagazhit të dorës — pa rregulla të paverifikuara kompanish

Udhëzues praktik për përgatitjen e bagazhit të dorës me fokus në dokumentet, deklarimin e mallrave dhe verifikimin e informacionit zyrtar. Sugjerime për përdorimin e aplikacioneve zyrtare dhe kontaktet konsullore.

Shoqeria‑Familja: Rituali i përditshëm 20‑minutësh pa telefona për të afruar brezat

Një udhëzues praktik për një ritual të përditshëm 20‑minutësh pa telefona që ndihmon të forconi lidhjet ndërbrezore, të përmirësoni komunikimin dhe të krijoni një hap të sigurt për ndarjen e ndjenjave.