Cilët qerpikë artificialë ju shkojnë më së miri?

spot_imgspot_img

Qërpikët artificialë janë një zgjidhje e përkryer për ndonjë rast solemn apo një mbrëmje të çmendur në klub, mirëpo nëse nuk dini se cilat qerpikë i shkojnë më së miri formës suaj të syve, është e mundur që të krijoni një efekt të kundërt. Gjejeni formën e syve tuaj dhe lexoni se cilat qerpikë artificialë ju shkojnë më së miri.

Sy të vegjël
Qerpikët artificialë të rëndë munden që vizualisht të zvogëlojnë edhe më shumë sytë tuaj, prandaj zgjidhni modele qerpikësh që janë të gjatë dhe më të rrallë, ose vetëm vendosni disa qerpikë individualë në majë të kapakëve të syrit.

Sy të rrumbullakët
Suve të rrumbullakët shumë mirë do t’u shkonin qerpikët të cilët janë më të gjatë në këndet e jashtme (me kënde më të kthyera).

Sy të mëdhenj
Qerpikë artificialë të mëdhenj dhe të dendur do të definonin sytë tuaj dhe do t’u jepnin atyre një dukje të freskët dhe sensuale.

Sy në formë bademi
Ju jeni më e lumtura sepse do t’ju rrijnë të gjitha llojet e qerpikëve artificialë. Përveç atyre klasike, ju mund të zgjidhni edhe qerpikët argëtues me pupla apo me shirita vizëllues. /kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.