Këshillat më të mira si të përballoni një shtatzëni në verë

spot_imgspot_img

Shtatzënitë në periudhën e verës thuhet se janë të vështira, nënat në pritje duhet të tregojnë kujdes të veçantë sepse temperaturat e larta gati gati të papërballueshme mund të vendosin shëndetin e gruas dhe foshnjes në rrezik! Më poshtë Living ka përmbledhur disa këshilla se si t’i mbijetoni shtatzënisë në stinën më të nxehtë të vitit.

DEHIDRATIMI Të marrësh lëngje të mjaftueshme është veçanërisht e vështirë në muajt e nxehtë. Zakonisht duhet të pini dy litra lëngje çdo ditë, por në verë, duhet ta shtoni sasinë për çdo orë që kaloni në të nxehtë, sepse kaq janë dhe lëngjet që nxirrni jashtë trupit me anë djersitjes.
Këshilla LIVING: Provoni pijet me akull, si uji i ftohtë mineral, me lëng mangoje dhe lime. Mangoja ka shumë vitamina C dhe hekur.
FRYRJA Edemat mund të përkeqësohen gjatë verës, duke shkaktuar fryrje të kyçeve dhe këmbëve.
Këshilla LIVING: Për të ulur enjtjen ngrini këmbët lart, sa herë të mundeni, mbi tryezën e punës apo sallonit, nëse nuk ka njerëz rrotull. Përtypni lakërishte, selino, qitro ose copa të vogla majdanozi, të cilat mund të veprojnë si diuretikë natyralë.
VAPA E MADHE ! Ju djersitni tej mase, jeni fryrë shumë dhe era e djersës është e padurueshme.
Këshilla LIVING: Freskohuni, lahuni sa më shumë. Uji është miku më i mirë i nënave të ardhshme, ndaj mos iu ndani notit. Një zhytje pasditeve jo vetëm që ul temperature e trupit, por lehtëson stresin, organet e shtypura dhe gjithashtu vë trupin në lëvizje. S’keni pishina afër? Provoni ‘pishinat’ plastike për fëmijë. Për t’u ndjerë sa më rehat dhe freskët, zgjidhni veshje të gjera dhe me ngjyra të lehta. Veshjet e lirshme lejojnë djersën të avullojë, sidomos në pjesën poshtë dhe mes gjokseve, duke parandaluar skuqjet e padëshirueshme.
MËRZIA Cila është mënyra më e thjeshtë për të ruajtur temperaturën e duhur të trupit? Rrini brenda, në ambiente me ajër të kondicionuar. A do të thotë kjo mërzi pa fund? Jo domosdoshmërisht!
Këshilla LIVING: Nëse nuk e keni bërë akoma, abonohuni në TRING dhe ndiqni filmat komik, kanalet me tematikë udhëtimesh apo stil jetese, si kanali LIVING. Ose mund të merrni dvd. E mbani mend filmin “Babai i nuses”, ose “I vetëm në shtëpi”? Filmat komikë e romantikë janë një ide e mirë për t’ia kaluar bukur në shtëpi.

Shkëputur nga revista Living

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.