Me ushqim kundër astmës

spot_imgspot_img

Astma është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që sjellë ajrin në mushkëri dhe jashtë. Rrugët e frymarrjes në astmë janë të skuqura dhe të ndjeshme dhe reagojnë dhunshëm gjatë ftohjeve, infeksioneve virale, apo në kontakt me aktivizuesit e astmës. Astma është karakterizuar posaçërisht me fishkëllimen në gjoks, frymarrja e vështirësuar, ngushtësi në kraharor dhe kollitje, veçanërisht gjatë natës ose në orët e hershme të mëngjesit. Astma ndodh kryesisht gjatë ftohjës ose kur jemi të ekspozuar ndaj ndotësve të jashtëm si që janë tymi i duhanit, aromat e forta apo ndaj alergeneve të frymëmarrjes të marimangave, polenit, qimëve të kafshëve, etj.

Vështirësitë në frymëmarrje gjatë sulmeve të astmës dhe fishkëllima në gjoks mund të kalojë vetvetiu ose pas përdorimit të barnave të cilat zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes. Në këtë artikull, ne do ti theksojmë disa nga ushqimet më të shëndetshme që kanë një rol kyç në luftën kundër astmës:

  • Vaji ekstra i pastër i ullirit – zvogëlon rrezikun e lajmërimit të astmës
  • Pemët dhe perimet rritur organikisht – sidomos ato të pasura më vitaminë C, vitaminë E, selen, beta-karotin dhe flavonoid, grupe të shumta të komponimeve heterociklike natyrore me oksigjen që gjenden zakonisht në bimët ushqyese që janë të favorshme për shëndetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.
  • Peshku i pasur me Omega-3 acide yndyrore të tilla si salmon, tuna, sardelet. Konsumi i tij mbron nga sulmet e astmës.
  • Fara liri dhe arra – gjithashtu ndihmojnë për të lehtësuar astmën, sepse edhe ata janë të pasura me Omega-3 acide yndyrore.
  • Rozmari, sherbelë, origano dhe rigon – përmbajnë acid të rozmarinës, një antioksidant që zvogëlon të mbledhurat e lëngjeve në trup dhe fryerje gjatë sulmeve alergjike, ndihmon për të hapur rrugët e frymëmarrjes dhe është një antihistamine efektiv natyror.
  • Shafran i Indisë dhe xhenxhefil – përmbajnë phytonutrient të rëndësishme që ndërprenë aktivizimin e komponimeve biologjike të lidhura me sëmundjet inflamatore të tilla si astma.
  • Bimët sheruese – kopër, ndihmon për qetësimin e spazmës dhe pastron;
    hudhëra, ndihmon kollitjen dhe është e shkëlqyer në luftën kundër infeksioneve; trumzë, largon mukusit të tepërt. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.