18.1 C
Priština
More

    Bëhuni tip top: thonjtë, fytyra, flokët…

    spot_imgspot_img

    Thonjtë e plasaritur, flokët e hollë dhe pa shkëlqim, lëkurë të yndyrshme … gratë shpenzojnë mjaft kohë dhe para për zbukurim. Ju prezentojmë këshilla të ekspertëve nga portali Glamour.com se si të aplikoni truket më të lira për bukurinë tuaj, dhe gjithmonë të dukeni tip top.

    Kohë pas kohe duhet të pini një gotë verë të kuqe, e cila është një antioxidant natyrorë dhe ndihmon që dukja e lëkurës suaj të duket më mirë.

    HUDHËRA RUAN THONJË

    Hani  rregullisht djathë, hudhër, qepë dhe arra.
    – Truku i vjetër që thelbin e qërruar të hudhëres e vëni në shishe të llakut transparent. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por ky proces do të ndihmojë për forcimin e thonjëve – këshillon Tata Harper.

    DUAR TË BUTA

    – Fërkoni duart me lëvore limoni. Edhe pse kjo do t’ju dhembë pak, duart e qara do të shërohen menjëherë. Është si magji – thotë dermatologja Macrene Alexiades-Armenakas.

    PORTOKALLI PËR LËKURË TË YNDYRSHME

    Maska më të mira për fytyrë janë ato që janë bërë në shtëpi nga përbërësit natyral.

    – Për lëkurë të yndyrshme përzieni një lugë çaji nga druri sandali pluhur me një majë të shafranit të Indisë dhe disa lugë lëng portokalli. Aplikoni maskën në fytyrën dhe qafën tuaj, prisni që ajo të thahet dhe pastaj pastrojeni me ujë të ftohtë. Për lëkurë normale, përdorni përbërësit e njëjtë, me përjashtim të lëngut të portokallit, të cilin duhet ta zëvendësoni me ujë trëndafili – rekomandon Richa Purohit.

    BËNI MASAZH FLOKËVE MË VAJ

    Për të pasur flokë të forta bëni masazh flokëve me vajëra. Një herë në javë në flokët tuaj, aplikoni vajin e kokosit, ullirit apo bajameve dhe bëni masazh për pesë minuta. Lëreni që të qëndrojnë ashtu për dhjetë minuta dhe pastaj shpërlani me shampon – thotë Purohit. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...