Pse foshnjat edhe fëmijët kanë nevojë për ledhatim!

spot_imgspot_img

Gjatë ledhatimit me plot dashuri sistemi imunologjik është më i fortë dhe më lehtë i përballon infeksionet. Niveli i hemoglobinës në gjak gjatë ledhatimit të rregullt rritet me të madhe.

Të gjithë kemi qenë të vegjël dhe të gjithë kemi ndjerë sadopak forcën e ledhatimit. Prekja e prindërve na ka qetësuar, ledhatimi na ka bërë të kuptojmë se jemi të dashur dhe të sigurt. Të gjitha lëndimet dhe sëmundjet i kalonim më lehtë me prekjen e butë të nënës. Fëmija i vogël që askush nuk e ledhaton dhe nuk paraqet shumë kujdes ndaj tij vështirë të rritet emocionalisht i shëndoshë dhe person i matur i vetëdijshëm për vlerat e veta. Dhe këtë pengesë do të përpiqet ta përballojë gjatë një kohe të gjatë të jetës, nëse arrinë ta përballojë.

Fëmija i vogël i uritur për dashuri pothuajse mund edhe të vdesë pa ledhatimin, pikërisht si, përkundër kësaj, mund të rritet më mirë nëse ledhatohet shumë, sepse hormonet e rritjes te foshnjat e lindura para kohe në këto raste prodhohen më shumë. Nëse nëna e ledhaton butësisht fëmijën në inkubator, ajo do të shtojë në peshë për 75% më shpejtë se foshnjat që këto ledhatime nuk i kanë. Edhe nga klinika del më herët. Gjatë ledhatimit me plot dashuri sistemi imunologjik është më i fortë dhe më lehtë i përballon infeksionet. Niveli i hemoglobinës në gjak gjatë ledhatimit të rregullt rritet me të madhe.

Masazhimi i foshnjës nuk praktikohet vetëm për të ndihmuar motorikën e saj, por kjo është një mënyrë me të cilën rregullisht dhe me kënaqësi mund t’i ofrohet dashuri dhe butësi. Qoftë duke e luhatur, mbajtur në krahë, puthur, gudulisë, rrahur shuplakat, krehur, mbajtur për dore, të gjitha janë mënyra me të cilat ushqeni nevojën e saj për ngrohtësinë e atyre që e duan më së shumti, i flisni se jeni aty për të, se gjithçka është në rregull, se është e sigurtë.

Mos ikni nga fëmijët dhe mos i ndaloni të flejnë me ju, sepse ata nuk frigohen të flenë të vetëm, ata janë shumë më të rehatshëm dhe të kënaqshëm kur afrohen me ju sa që është mëkat t’i refuzoni. Ndonjë fëmije i duhet më shumë, dikujt më pak ledhatim dhe ata vetë e shfaqin këtë. Do të ken ndoshta edhe periudha kur ledhatimet tuaja do ti pengojnë, por ka kohë deri atëherë. Por gjithmonë mbani krahët e hapur dhe të gatshëm të pranoni përqafimet e tyre, sepse kurdoherë do ta kërkojnë pa marrë parasysh moshën.

Fëmijët që në fëmijërinë e hershme nuk i janë ekspozuar sasisë së mjaftueshme të përqafimeve dhe ledhatimeve, më vonë gradualisht mund ta rikuperojnë këtë mungesë të zhvillimit të dashurisë ndaj vetes, por përmes personave tjerë të dashur që i njofton me kohën dhe ata dinë më së miri ta dallojnë se si ndjehet një fëmijë i cili nuk është përqafuar apo ledhatuar mjaftueshëm.

Ledhatimi është “vitaminë” e rëndësishme për të gjithë gjitarët, do ta shihni këtë te të gjithë gjitarët të cilët kujdesen për të rinjtë e tyre dhe instinktivisht shpesh i lëpinë dhe ledhatojnë, pa lexuar paraprakisht në ndonjë udhëzues.

Dhe mos harroni, nuk mund me dashuri dhe kontakt të rregullt t’i lazdroni foshnjat e as fëmijët, këtë tregim askush mos të përpiqet t’ua “shesë”./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — ide të shpejta për familjet pune në Kosovë dhe diasporë

Ide praktike dhe receta të shpejta për sallata stinërore drekash që kombinojnë perime sezonale, burime proteine dhe rregulla të thjeshta higjenike për familjet punëtorë në Kosovë dhe diasporë.

Kalkulator i lëvizjes dhe qëndrimit të trupit gjatë ditës — këshilla të thjeshta

Si t’i përcjellni lëvizjet dhe qëndrimin gjatë ditës me një kalkulator të thjeshtë dhe çfarë këshillash praktikë mund t’ju ndihmojnë të shmangni sjelljet sedentare dhe të përmirësoni shëndetin afatgjatë.

Horoskop ditor për 12 shenjat (vetëm për argëtim): dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: parashikime të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo dhe zbavitu — vetëm për argëtim.

Showbiz: udhëzues praktik për përzgjedhjen e filmit të përshtatshëm për mbrëmjen familjare

Udhëzues praktik për të zgjedhur një film që i përshtatet mbrëmjes familjare: si ta përcaktoni qëllimin, si të kontrolloni përshtatshmërinë sipas moshës dhe si të favorizoni diversitetin kulturor.