15.8 C
Priština
More

    Si të bisedohet me fëmijët për vdekjen?

    spot_imgspot_img

    Është plotësisht e kuptueshme se shumë prindër, por edhe shumë mësues, edukatorë dhe ekspert tjerë të cilët punojnë me fëmijë ndjejnë pasiguri të madhe rreth asaj se çka t’i thonë fëmijëve për vdekjen dhe si t’i ndihmojnë të përballen me vdekjen e dikujt nga rrethi i ngushtë.

    Përpjekjet tona për ti ndihmuar fëmijët në kuptimin e tyre për vdekjen apo si të përballojnë vdekjen e personit të afërm ndikohen shumë nga supozimi se fëmijët nuk mund ta kuptojnë nocionin e vdekjes dhe madje edhe kur munden për ta do të jetë e dëmshme nëse i ekspozohen informacionit për vdekjen. Për shkak të këtij supozimi tentojmë ti mbrojmë fëmijët nga subjekti me temën e vdekjes, ashtuqë fëmijëve nuk i flitet kur dikush vdes, fëmijët shpesh nuk përfshihen në ritualet familjare dhe fetare siç janë përcjellja vizita në varreza e tj. Për këtë shpesh përballemi me pyetjen se si duhet me fëmijët të bisedohet rreth vdekjes dhe a duhet të shoqërohen fëmijët gjatë vizitës së varrezave të të afërmve.

    Në punimet këshilluese është treguar se supozimi i cekur që fëmijët duhet të ruhen me çdo kusht nga të gjitha pyetjet në lidhje me vdekjen më tepër reflekton në shqetësimin dhe paaftësinë e prindërve që të bisedojnë për këtë se sa në mundësinë e kuptimit të fëmijës dhe aftësinë e sjelljes me këto pyetje. Madje edhe kur përpiqemi që me çdo forcë ti mbrojmë fëmijët nga pyetjet rreth vdekjes ata pashmangshëm përballen me këtë në jetën e përditëshme: kur iu vdes kafsha shtëpiake e preferuar, kur shohin kafshën e vdekur rreth rrugës, kur shfaqet vdekja në ndonjë program televiziv, madje edhe kur paraqitet në ndonjë tregim apo përrallë. Natyrisht se, gradualisht, fëmijët mendojnë për vdekjen dhe kanë shqetësimet e tyre dhe pyetjet rreth vdekjes të cilat janë pjesë e proçesit normal të zhvillimit. Pikërisht për këtë është plotësisht e jonatyrshme të krijohet ai murë në komunikimin për vdekjen mes vetes dhe fëmijës tënd vetëm për shkak të supozimeve tona se ata nuk e kuptojnë këtë dhe se biseda për vdekjen është e dëmshme.

    Që të dimë si të bisedojmë me fëmijët për vdekjen është me rëndësi të dimë se si e kuptojnë fëmijët vdekjen. Në moshën parashkollore fëmijët shpesh nuk i kuptojnë karakteristikat e vdekjes: që vdekja është proçes i pakthyeshëm dhe se personi nuk mund të zgjohet apo të ringjallet, që kjo është univerzale dhe se të gjitha qeniet e gjalla duhet të vdesin, se me vdekjen humbin të gjitha funksionet siç është të të ushqyerit apo ndjenja se vdekja është pasojë e ngjarjeve specifike siç është sëmundja, fatkeqësia apo plakja.

    Me fillimin e shkollës, fëmijët fillojnë t’i kuptojnë shkaqet e cekura të sëmundjes, por nuk janë të preokupuar me temën dhe nuk frigohen se kjo mund ti ndodhë atyre. Janë të prirur me besimin se shkak i vdekjes është ndonjë ngjarje e jashtme siç është sëmundja apo lëndimi dhe se kjo i takon njerëzve më të moshuar. Deri në adoleshencë fëmijët kanë madje kuptimin e plotë të vdekjes dhe në mendimet e tyre mund të shtojnë edhe disa ide teologjike.

    Edhe pse ekzistojnë disa rregulla zhvillimore se sa kupton dhe din fëmija për vdekjen, shumë varet edhe nga rruga zhvillimore e fëmijës, përvojat e tij aktuale dhe si është biseduar me fëmijën për vdekjen. Kështu fëmijët që kanë përjetuar vdekjen e dikujt nga rrethi apo i ka ngordhur kafsha e preferuar më herët mund ta kuptojnë konceptin e plotë të vdekjes, posaçërisht kur i shpjegohet në mënyrë konkrete, të qartë.

    Reagimi pas vdekjes së personit të afërm

    Shumë faktorë ndikojnë në reagimin e fëmijës kur i vdes personi i afërm, siç janë rrethanat e vdekjes, funksionimi psikologjik i mëhershëm i fëmijës, si sillet prindi me këtë ngjarje, niveli i stresit që fëmija e ka përjetuar si dhe mbështetja e rrethit. Mirëpo, faktori më i rëndësishëm që do ti ndihmojë fëmijës është personi i rritur i cili mund ti përmbushë nevojat e fëmijës dhe i ofron bisedë të hapur për vdekjen. Shumë autorë propozojnë se komunikimi i hapur e ndihmon fëmijën të përballet me vdekjen e personit të afërm, por edhe në përgjithësi me temën rreth vdekjes, nëse ekziston preokupim i tillë që nuk lidhet me përvojën aktuale. Përveç kësaj, personi i rritur te fëmija i vogël ndikon si model, ashtuqë fëmija i cili nuk e din cili është reagimi i përshtatshëm, mjaft shpesh sillet ashtu siç sillet personi i rritur shumë i besueshëm për të apo në pajtim me kërkesat e rrethit. Për këtë nuk është mirë të fshihen lotët para fëmijës, sepse me këtë japim mesazh se nuk është mirë të qahet, se nuk është mirë të jesh i mërzitur apo se duhet të të vijë turp për emocionet tuaja.

    Që të kënaqen nevojat e fëmijës dhe të bisedohet hapur me të, duhet të kontrollohen cilat janë nevojat e fëmijës për vdekjen dhe cilat janë shqetësimet e tij. Fëmijët më së shpeshti kanë këto pyetje: “A do të vdes edhe unë?, A do ti ndodhë e njejta edhe prindërve të mi?, Kush do të kujdeset për mua?, Çka pritet nga unë?, A ka ndodhur kjo për shkak timin?, Përse ka vdekur ai/ajo?”.

    Në këto pyetje fëmijës duhet ti përgjigjet ashtu që ti flitet qartë dhe shkurt, ti shpjegohet shkaku i vdekjes (p. sh. sëmundja, fatkeqësia e tj.), ti thuhet se si zakonisht e ndjejnë njerëzit kur i vdes personi i afërm, gjëja që i ndihmon njerëzit kur i vdes dikush, çka ndodhë gjatë përcjelljes. Kështu, për shembull, mund ti thuhet: “Gjyshja ka vdekur. Unë jam mjaft e pikëlluar për këtë dhe do të doja të flas me ty për këtë. Gjyshja vdiq sepse zemra e saj ka qenë mjaft e sëmurë dhe ka ndaluar së punuari. Me vdekë do të thotë që trupi yt ndalon të punojë më ashtu siç ka punuar deri atëherë dhe nuk janë më gjërat ashtu si kur je gjallë. Nuk han më, nuk merr frymë … Është në rregull të bësh pyetje rreth kësaj dhe unë do të tentoj të përgjigjem në ato”.

    Gjithashtu fëmijës duhet ti shpjegohet se çka do të ndodhë në ditët e ardhshme sipas zakoneve që do të pasojnë pas vdekjes: ardhja e njerëzve në shtëpi për të shprehur ngushllimet, përcjellja e kufomës dhe çka do të ndodhë atje … Sa më shumë informata të kenë fëmijët për diçka të panjohur, është frika dhe mundësia më e vogël që në mendimet e tyre të zhvillojnë tregimet e tmerrshme se çka do të ndodhë në ditët e ardhshme.

    Sidoqoftë, është e nevojshme që të shmangen eufemizmat siç janë: „Gjyshja na ka lënë“. „Gjyshja mori ëndërrën e përjetshme“. Deklarata të tilla mund ta ngatërrojnë fëmijën, sepse, duke pasur parasysh specifikat e të menduarit të fëmijës, fëmijët mund të mendojnë se kur të shkojnë të flenë nuk do të zgjohen më ose shpresojnë se do të zgjohet apo kthehet gjyshja. Nëse familja është religjioze, fëmijës vdekja mund ti shpjegohet përmes prizmës fetare, por edhe këtu duhet të shmangen termet e paqarta dhe të minimizohen, si “Ka shkuar në qiell”. Nëse fëmijës i shpjegojmë vdekjen përmes religjionit, është mirë të lidhet me përvojën e momentit të përcjelljes, të lutjeve, vizitave të varrezave, por përveç këtyre fëmijës duhet shpjeguar edhe atë se vdekja është proçes biologjik i cili i ndodhë të gjitha qenieve të gjalla.

    Madje edhe kur fëmija ka kaluar nëpër proçesin e pikëllimit, mund të ndodhë që ndonjë ngjarje ti shkaktojë përsëri reagim. Atëherë fëmijës mund ti ofrohet që të marrë pjesë në ritualet të cilët të gjithë neve na ndihmojnë në proçesin e pikëllimit apo në kujtimet për të ndjerët e dashur. Kështu fëmijën mund ta inkurajojmë që të vizatojë diçka dhe ta marrë me vete te varri, të shkruaj letër, që ta pregatitë dhe ndezë vetë qiririn te varri apo të marrë pjesë në lutjen dhe ti thotë diçka që dëshiron personit të vdekur.

    Në fund, kur edhe ne e kemi të vështirë të përmbahemi me vdekjen e personit të afërm mund të kërkojmë ndihmë profesionale ku psikologu do të na japë mbështetje se si ti sqarojmë fëmijës apo varësisht nga nevojat e tij vetë fëmijën me e kyçur në punën individuale. Shpesh edhe vetë ne na mungojnë fjalët për të thënë të vërtetat e vështira. Atëherë mund të na ndihmojë ndonjë shprehje artistike, si pikturat, që u japin fëmijëve një mënyrë të pranueshme emocionale dhe me një fjalorë intelektualisht të përshtatshëm i sqarojnë jetëgjatësinë dhe vdekjen kurse ne mund të na ndihmojnë që fëmijëve tu afrojmë pa frikë këtë temë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...