14.7 C
Priština
More

    Sindromi i tunelit të kyçit të dorës

    spot_imgspot_img

    Çfarë thotë psikiatri…

    Nëse jeni duke ndjerë një djegie apo mpirje në pëllëmbë dhe gishtat tuaj, sidomos gishti i madh, treguesi dhe gishti i mesëm, dhe bëhet me keq gjatë natës (duke fjetur kyçet e juaja lakohen), ka një shans të mirë të keni sindromën e tunelit të kyçit të dorës. Tunel i kyçit të dorës tuaj është kanali i ligamenteve, nervave, gilcave dhe eshtrave në dorën tuaj. Kur ajo ngushtohet (nga një lëndim apo veprim i përsëritur), nervat mund të ngjeshen dhe të mpihen.

    Një mjek i tillë si një fiziatër (një MD i specializuar në trajtimin e çështjeve muskuloskeletore) ose ortoped mund t’ju diagnostifikojë. Testimi më efektiv është një test electrodiagnosti njohur si EMG (electromyogram), i cili kontrollon shëndetin e nervave dhe muskujve në krahët, duart dhe kyçe të dorës. Akupunktura ndihmon në lirimin e tensionit të gijzave dhe nervave si dhe në lehtësimin e mpirjes. Terapia profesionale ndihmon në reduktimin e ënjtjes, disa mjekë mund të japin injeksion me steroide ( edhepse ky veprim mbart rrezikun e dëmtimit të nervave).

    Nëse nuk shihni përmirësime edhe pas katër javëve, është mirë të kontaktoni kirurgun e dorës dhe ta pyetni nëse ju duhet ndërhyrje kirurgjike.

    Terapisti profesional

    Nëse keni dhimbje të vazhdueshme apo ndjesi shpimi gjilpërash, një terapist mund t’ju mësojë shtrirje të caktuara që ndihmojnë gilcën dhe nervat të rrëshqasin më lehtë dhe të ulin presionin në tunel të dorës. Nëse punoni në kompjuter apo keni ndonjë punë në të cilën i përdorni vazhdimisht duart, pushoni çdo dy orë dhe provoni të zgjateni: Vendoseni pëllëmbën e dorës para jush(në drejtim të tavanit), bërrylat e lakuara dhe kyçete drejta. Aplikoni shtypje tëlehtë me dorën tjetër, ngadalë zgjasim gishtat në pjesën e prapme. Mbahuni 3 sekonda, pastaj lëshoni. Përsëriteni 5 herë. Gjatë ushtrimeve mbani edhe shtrenguese dore, mirëpo mos e mbani atë 24 orë. 

    Eksperti i ergonomisë

    Nëse kyçeni me orë të tëra në kompjuter, posaqërisht nëse e përdorni miun, vini re instalimit të tavolinës. Nëse jeni ulur para një tastjerem mbajeni atë larg ekranit për largsinë e një krahu. Kur shkruani, kyçet e duarve duhet të jenë të drejta e jo të lakuara lart apo poshtë. Ngritja e karrikes suaj më lart se tastjera juaj është e domosdoshme. Mos harroni të mbani temperaturën e dhomës të ngrohtë në dimër sepse ajri i ftohtë pengon qarkullimin e gjakur në gishtat e dorës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...