Mjalti – 3 receta kundër kollës

spot_imgspot_img

Mjalti nuk është vetëm një ëmbëlsues, por edhe një ilaç që përdoret prej shekujsh për shëndetin tonë në një mënyrë të natyrshme, duke përdorur disa nga vetitë e jashtëzakonshme shëruese. Në disa situata mjalti mund të konsiderohet shumë më tepër se vetëm ushqim. Ja disa nga përdorimet e shumta alternative të mjaltit që mund t’ju nevojiten, për dhimbjet e fytit, kollës, gripit.

1. Shurup për kollën
Nëse po kërkoni një ilaç të shpejtë për të qetësuar kollën, përgatitni një shurup me mjaltë dhe uthull molle. Thjesht përzieni gjysmë lugë (çaji) mjaltë dhe një gjysmë lugë (çaji) uthull molle. Pijeni menjëherë.

2. Mjaltë kundër gripit

Një recetë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi kundër gripit është mjaltë, limon dhe xhenxhefil. Me këta përbërës ju do të forconi imunitetin. Përgatitjen mund ta ruani në frigorifer dhe ta përdorni sa here që ju nevojitet.

3. Çaj bimor me mjatë dhe kanellë

Çaji bimor nga kanella dhe mjalti është i përshtatshëm sidomos në rastin e dhimbjeve të fytit. Ky çaj ndihmon në eliminimin e shpejt të dhimbjes dhe skuqjes së fytit. Mjalti dhe kanella veprojnë në reduktimin e inflamacionit.

Anila Mirdita, Esteticiene e certifikuar, BioNatural Shop

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.