Humbni peshë duke pirë kafe: Mjafton që të dini këtë trik

spot_imgspot_img

Makiato, latte, kafe shtëpie, kapuçino – me kaq shumë lloje të kafesë juve nuk mund të mendoni për ndonjë lloj të ri. Por, “gjalpë-kafeja” po bëhet gjithnjë e më shumë e famshme. Espreso e dyfishtë me shkumë të trashë, një lugë gjalpë si dhe një lugë vaj kokosi tingëllon paksa çuditshëm, por kjo është përhapur tashmë në Amerikë dhe ka arritur edhe në Britani të Madhe.

Studimet e fundit kanë zbuluar se yndyra është më e mirë se sheqeri, veçanërisht kur bëhet fjalë për peshë.

“kafeja me yndyrë” tani mund të porositet në disa vende në Londër, poashtu është e lehtë për tu përgatitur edhe në shtëpi. Disa nga adhuruesit e pijnë edhe në vend të vakteve ushqimore. Ata thonë se kombinimi i përbërësve e bën që të jetë një vakt i mëngjesit i përsosur në filxhan, por në të njejtën kohë siguron energji, përmirëson koncentrimin, djeg kalori dhe mban ndjenjën e ngopjes.

Si negative mund të llogaritet se përban shije të veçantë dhe se ata që e pine për here të parë kanë gjasa të kenë probleme me diarre dhe vjellje.

Kjo pije yndyrore është projektuar nga sipërmarrësi amerikan Dave Espej, i cili kishte pirë çaj me gjalpë derisa udhëtonte për në Tibet. Pra, i erdhi ideja për të hartuar një pije të tillë me karbohidrate të ulëta dhe nivele të larta të yndyrës, dhe siç thekson ai të mbron kundër lodhjes dhe disa sëmundjeve kronike si dhe lejon humbjen e peshës. Ata që e pine në mëngjes këtë pije mbeten të ngopur deri në drekë.

“Gjalpë-kafeja” bëhet nga kafeja organike, gjalpë pa kripë (i marrë kryesisht nga lopët me bar ushqyes) si dhe vaj kokosi organik.

Me përzierjen e këtyre përbërësve fitohet kafe me shkumë me aromë kokosi që qëndron në gojë edhe pas pirjes.

Shumë nutricionistë kanë aplikuar tashmë këtë dietë dhe e mbështesin atë, por në të njejtën kohë ekspertët thonë se kjo ndikon edhe në humbjen e peshës./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.