19.5 C
Priština
More

    Me afrodiziakë natyral deri në ‘krevat të zjarrtë’

    spot_imgspot_img

    Lexoni cilat ushqime ju dërgojnë në seks të paharrueshëm

    Njerëzit, duke përdorur afrodiziakët me shekuj kanë provuar të përmirësojnë ëndrrat seksuale. Ashtu siç disa gjëra nuk dalin nga moda asnjëherë, ju paraqesim 9 sende ushqimore, të cilat do ta rregullojnë jetën tuaj seksuale dhe do ta bëjnë atë që secila lojë nën mbulesë të bëhet përvojë erotike për t’u mbajtur mend.

    1. Shpargu (asparagus)

    Ky ushqim ofron një natë të paharrueshme seksuale. Përbërësi kryesor i shpargut rrit epshin seksual tek mashkujt dhe femrat. Përdoreni këtë ushqim edhe për arsye se rrit mundësinë e pjellshmërisë tek të dy gjinitë.

    2. Perimet fletëgjelbërta

    Rukola, brokoli dhe spinaqi mund t’ju shëndrrojnë në ‘fishekzjarre’ në krevat. Për këtë mos harroni që rregullisht t’i përdorni në menynë tuaj. Përveç faktit që janë të pasura me magnez dhe kalcium, këto perime rrisin dëshirën për seks dhe pastron gjakun.

    3. Bananja

    Kafshoni bananen për erupcionin e parë të epshit. Kjo pemë është njëra ndër afrodiziakët më të njohur natyral, dhe mos harroni që shpesh ta konsumoni. Bananet janë të pasura me kalium që është I domosdoshëm për ndërtim të masës muskulore. E muskujt e fort janë rrugë e mirë drejt seksit të mirë.

    4. Midhjet

    Midhjet janë të pasura me zink, i cili është i popullarizuar si ‘mineral seksual’. Zinku është element i rëndësishëm për prodhim të testosteroneve, kështu që zë një vend të veçantë në rolin e tij për ruajtjen e arritjes seksuale. Me shekuj midhjet janë shikuar si rrugë e sigurt për seks të mirë. Përzgjedhja juaj duhet të jenë midhje të freskëta , të cilat tregojnë rezultat të mirë në dhomë të fjetjes.

    5. Dhredhëzat dhe frutat tjera të kuqe

    Ngjyrat kanë rëndësi të veçantë në dëshirat seksuale. Shumica e njerëzve, në veçanti meshkujt, ngjyrën e kuqe e konsiderojnë fatale, kështu që edhe dredhëzat kanë efekt të fortë për paralojë. Për shkak të thartësirës dhe faktit që është antioksidant, dredhëza është injeksion për marrëzira të hormoneve.

     6. Çokolata e zezë

    Që të përparojë jeta juaj seksuale është e domosdoshme të merrni 70 përqind kakao, gjë që e përmban çokollata e zezë. Çokollata e zezë, gjithashtu rrit ndjeshmërinë dhe lëkura reagon edhe në prekjet më të vogla . Për këtë hani sa më shumë çokollatë të zezë para se t’i lëshoheni ndjenjave, ku ndjeshmëria e rritur do t’ju dërgojë në ekstazë.

    7. Selino

    Sipas mendimeve të shumë ekspertëve shëndetësor, selinoja i ndihmon trupit tuaj që t’i lirojë andostenolin. Kjo është arsyeja pse libidoja juaj dhe emocionet ‘kërcejnë’, por krahas kësaj do të prodhojë një aromë që është si magnet për anën e kundërt. Selinoja zvogëlon shtypjen e gjakut dhe është përgjithsisht i mirë për eshtra, muskuj dhe seks të mirë.

    8. Bollguri (përzierje drithërash) dhe drithërat tjera integrale

    Bollguri dhe drithërat tjera rrisin nivelin e testosteroneve në trup. Reagon si relaksues dhe zvogëlon ngurrjen në trup, sidomos në organe intime. Më saktë, drithërat integralë veçanërisht u rekomandohen atyre që kanë problem me ereksion. Andaj, përdorini në mëngjes dhe zgjoni epshin së bashku me partnerin.

    9. Bajamet

    Në historinë e drurit , bajami është konsideruar si simbol i frytshmërisë, dhe ka qenë i njohur si ushim efikas për rritje të seksualitetit. Bajami ka efekt stimulues erotik dhe është promotor i shëndetit seksual. Zinku, seleni dhe vitamina E janë arsyet pse bajamet janë afrodiziak për netë të gjata e të zjarrta. /kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...