3 gjërat që i mëson një foshnje brenda mitrës së nënës

spot_imgspot_img

Shkencëtarët kanë gjetur se njerëzit mund të mësojnë disa gjëra edhe para se të lindin e të dalin në jetë. Bright Side ka listuar më poshtë këto gjëra.

  1. Njohja e shijeve

Profesor Peter Hepper nga Univerziteti në Belfast ka pyetur nëse ne mund të kemi pëlqyer ushqimin edhe para lindjes. Ai ka kryer një studim tek nënat shtatzënë duke ngrënë hudhrën apo duke e larguar nga ushqimi atë. Rexultatet ishin mjaft interesante, pasi fëmijët e nënave që kishin ngrënë ushqimin me hudhër gjatë shtatzënisë, edhe ata e kishin konsumuar qysh nga mosha 8-9 vjeç.

E njejta ndodhi edhe me lëngun e karrotës: foshnjat 5-6 muajshe, nënat e të cilëvë kishin pirë rregullisht, kishte gjasa që edhe fëmijët e tyre ta pëlqenin. Hepper thotë se kjo ndodhë ndoshta se si fëmijët njohin prindërit e tyre: ata përjetojnë të njejtën shije qysh nga mitra e nënës.

  1. Dëgjimi i tingujve

Një grup shkencëtarësh nga Finlanda bëri një eksperiment, ku dy grupe të grave shtatzëna ose dëgjonin ninullat e përditshme ose fare jo. Rezultati ishte se foshnjat nga grupi i parë kishin reaguar ndaj këngëve ndërsa grupi tjetër i foshnjave ishte indiferent. Studiuesit arritën në përfundimin se foshnjat e grupit të fundit ishin dashur të mësojnë ninullat qysh brenda mitrës së nënës.

  1. Njohja e të folurit

Athena Vouloumanos, psikologe nga Univerziteti i Neë York-ut, ka krahasuar foshnjat e porsalindura me të folurit e prindërve dhe tingujve, duke gjetur se foshnjat reagonin ndaj të folurit. Ata mdaje gëzohen shumë ndaj dëgjimit të të folurit të nënës së tyre.

Hulumtimi ka ndihmuar që të vërtetojë një koncept të rëndësishëm: një ambient i mirë akustik është një domosdoshmëri për të porsalindurit, si dhe foshnjet e lindura parakohe mund të kenë çrregullime të të folurit nëqoftëse ata nuk e dëgjojnë fjalë të mjaftueshme nga të rriturit./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Larja dhe ruajtja e rrobave të fëmijëve të kopshtit

Rutinë e thjeshtë për larjen, tharjen dhe ruajtjen e rrobave të kopshtit: këshilla praktike për siguri kimike, organizim dhe jetëgjatësi të tekstileve në shtëpinë tënde.

Kalkulator për lëvizje të shkurtra gjatë ditës

Ndërto një kalkulator të thjeshtë për mikrolëvizje gjatë punës: sinjale, minuta aktive dhe ushtrime 1–3 minuta që ruajnë qëndrimin pa ndërprerë ditën.

Make UP: Organizoni kozmetikën dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up me kategori të qarta, kontrolle të afateve dhe ruajtje higjienike që mbrojnë lëkurën dhe kursenjë kohë çdo ditë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik për të ndarë, ruajtur dhe shënuar produktet e flokëve, me këshilla për afatet dhe rutina të shpejta që mbrojnë lëkurën e kokës.