Tortë Havana

spot_imgspot_img

E lehtë dhe me kremë…..

Përgaditja: 45 minuta
Për 16 persona

Përbërësit:

  • 3 vezë,
  • 3 lugë sheqer,
  • 3 lugë miell,
  • gjysmë qese pluhur për pjekje,
  • 2 lugë eurokrem,
  • 500 ml qumshtë,
  • 500 ml ajkë të ëmbël,
  • 100 gr sheqer,
  • 1 qese xhelatinë,
  • 150 gr lajthi të pjekur,
  • 150 gr biskota me lajthi (napolitankë).

Përgatitja

  1. Tundini vezët me sheqer, shtoni miell dhe pluhur për pjekje, pastaj vendosini në një kallëp për pjekje me diametër 26 cm dhe piqeni për rreth 15-minuta në 160 gradë.
  2. Koren e nxehtë e lyejmë me eurokrem dhe e lëmë për tu shtrënguar.
  3. E ziejmë qumështin dhe sheqerin, i lëmë të ftohen. Pastaj në të e shtojmë ajken e ëmbël që e kemi tundur më parë, lajthi të bluara dhe biskota (napolitanka) të bluara.
  4. Xhelatinën e tretim në ujë dhe e bashkojmë me kremin e përgatitur.
  5. Kremin e derdhim mbi kore dhe e lëmë në kallëp deri sa të forcohet.
  6. E largojmë nga kallëpi dhe e dekorojmë sipas dëshirës me lajthi të grimcuar dhe me biskota (napolitanka) të grimcuara.
  7. Ju bëftë mirë!!!

Foto: jasnaskitchencreations.blogspot.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shoqeria‑Familja: Rituali i përditshëm 20‑minutësh pa telefona për të afruar brezat

Një udhëzues praktik për një ritual të përditshëm 20‑minutësh pa telefona që ndihmon të forconi lidhjet ndërbrezore, të përmirësoni komunikimin dhe të krijoni një hap të sigurt për ndarjen e ndjenjave.

Deserte: Ëmbëlsirë e thjeshtë me sasi të qarta — Tartaletë rikotë e mjedra për 4 persona

Recetë e thjeshtë, me sasi të sakta për 4 persona: tartaletë me bazë krokante, krem rikotë të lehtë dhe mjedra të freskëta. Këshilla për përgatitje dhe siguri ushqimore.

Ushqimi‑dieta: Vakte dhe pije për hidratim në nxehtësi — udhëzime nga institucionet shëndetësore

Ushqimi‑dieta: Vakte dhe pije për hidratim në nxehtësi — udhëzime nga institucionet shëndetësore

Horoskop i lehtë për 12 shenja — dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat: parashikime të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie, të dizajnuara për reflektim të shpejtë e buzëqeshje.