20 shenjat e gjuhës së trupit që tregojnë se ai është i dhënë pas jush

spot_imgspot_img

Ashtu sikur femrat, meshkujt nuk mund gjithmonë të shprehen saktësisht se çfarë ndjejnë pikërisht kur e mendojnë atë. Por, meshkujt nuk duhet tju tregojnë shumë se çfarë janë duke menduar për ju.

Kjo është për shkak të sinjaleve të pandërgjegjshme të gjuhës së trupit, thotë Patt Wood, ekspert i gjuhës së trupit me më shumë se 30 vjet përvojë dhe autor i Success Signals dhe A Guide to Reading Body Language.

Pra, në fazat e hershme të një lidhje të re, shikoni rreth shenjave të mëposhtme për ti kuptuar ato.

1.Zgjerimi i bebëzave të syrit. Ky sinjal tregon se ai është i dhënë pas jush. Zgjerimi vjen si përgjigje e trurit që ndodh kur ju dëshironi dhe jeni të tërhequr për diçka, thotë Wood.

2. Vetullat e tij janë të ngritura. Njerëzit e përdorin këtë sinjal për të ndihmuar hapjen e syve kur ata pëlqejnë diçka që shohin. Andaj, nëse ai ngrit vetullat derisa ju flisni, kjo do të thotë se ai është i interesuar në çdo gjë që ju thoni.

3. Ai ju tregon dhëmbët duke qeshur. Djemtë ndalojnë së qeshuri në këtë mënyrë që në moshë 5 vjecare, ose vetëm nëse ndjehen plotësisht të lumtur. Nëse dilni në takim, shikoni dhëmbët e tij: nëse ai ndihet vërtetë i lumtur, ai nuk do mbulojë dhëmbët e përparmë.

4. Ai buzëqesh përtej gojës. Buzëqeshjet reale shtrihen edhe përtej gojës. Ajo ngrit ballin dhe hap sytë ngapak. Nëse buzëqeshja e tij përfshin tërë fytyrën e tij, kjo do të thotë se jeni duke e prekur në një mënyrë të mirë.

5. Ai lëpin buzët në një mënyrë të ëmbël. Kur tërhiqeni pas dikujt, goja ju prodhon pështymë shtesë, thotë Wood. Kjo do të thotë se aim und të lëpijë shpejt buzët apo ti kafshojë ato.

6. Ai ngulit sytë në fytyrën tuaj. Nëse ai ju shikon për një kohë të gjatë në sytë tuaj, në hundë dhe buzë, shpreh interes ndaj jush.

7. Ai merr frymë thellë kur ju shikon. Po, meshkujt kanë nevojë për oksigjen. Por kur aim err frymë thellë, kjo është një sinjal i pandërgjegjshëm për të treguar se shpreh afeksion.

8. Ai ju ndëgjon me vëmendje përderisa flisni.

9. Ai vë duart mbi ijet e tij dhe brrylat anësh. Kjo tregon superioritetin mashkullor dhe me këtë ai kërkon vëmendje nga ju.

10. Ai prek gjurin tuaj, ose prek flokët prapa veshit. Kur ai inicon kontakt fizik, është një provë për të testuar limitet tuaja.

11. Ai ulet me këmbë të zgjeruara. Sepse ky pozicion ekspozon pjesët e tij burrërore, të cilat janë plot me mbaresa nervore të ndjeshme.

12. Ai drejton ijet e tij drejt jush. Sepse kjo pjesë e trupit është haptazi seksuale dhe Wood thotë se shpesh kjo sinjalizon interes seksual.

13. Ai orienton gishtat e këmbëve drejt jush. Wood thotë se këmbët kanë tendencë të orientohen aty ku zemra dëshiron të shkojë. Nëse jeni duke biseduar me një mashkull, prekni krahun e tij dhe shikoni orientimin e këmbëve, nëse i ka të vendosura drejt jush, atëherë dëshiron të qëndrojë me ju.

14. Ai ulet këmbë përmbi këmbë.

15. Ai afrohet drejt jush përderisa jeni duke folur. Padyshim që do të qëndrojë sa më afër për të shprehur interesim.

16. Ai flet me ju pa ju shikuar drejt në fytyrë.

17. Ai prek qafën e tij. Qafa përfaqëson komunikim dhe prekshmëri, thotë Wood. Nëse ai prek qafën gjatë bisedimit, ai është i interesuar dhe dëshiron të shkojë gjithçka mirë.

18. Kur ai prek dorën tuaj, bashkon pëllëmbën e tij me tuajën. Ky sinjal i lidhjes nënkupton bashkim dhe dëshirë për tu lidhur.

19. Ai prek krahun tuaj ndërsa është duke folur. Mesazhi është i qartë: ai dëshiron vëmendjen tuaj, dëshiron tju bëjë përshtypje dhe të sigurohet se jeni duke e dëgjuar.

20. Ai ecën pranë jush. Nëse ai ecë dy tri hapa para jush, kjo nënkupton se ai është i shqetësuar më shumë për veten se sa për ju. Prandaj, nëse ecni paralel, kjo është mirëkuptim i dy palëve./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.