Shtatzënia shkakton ndryshime të mëdha në strukturën e trurit të një gruaje

spot_imgspot_img

Këto ndryshime mund të zgjasin për të paktën dy vjet pas lindjes…

Ardhja e një foshnje në jetë është një lloj ndryshimi jetësor, por nuk është i vetmi rezultat transformues i shtatzënisë. Sipas një studimi të ri, ndryshimet afatgjate në strukturën e trurit ndodhin pasi një grua të lind.

Hulumtuesit nga Holanda dhe Spanja kanë shqyrtuar skanimet e trurit të 25 nënave për herë të parë, edhe para edhe pas shtatzënisë, si dhe skanimet e trurit të 20 femrave pa fëmijë, raporton Guardian.

Rezultatet e publikuara në revistën Neuroscience, kanë treguar se vëllimi i materies gri në zona të caktuara të trurit, ka rënë dukshëm tek gratë që kishin qenë shtatzëna. Është menduar se këto ndryshime zgjasin për të paktën dy vjet pas lindjes.

“Këto ndryshime ishin shumë në përputhje”, tha Elseline Hoekzema, bashkë-autore e studimit nga Universiteti Leiden. Këto përputheshin aq shumë saqë një algoritëm kompjuterik mund të identifikonte në mënyrë automatike se cila nga gratë në mostrën tonë ka qenë shtatzënë në mes të seancave dhe cilat jo.

Pas eksplorimit të këtyre ndryshimeve, studiuesit pohuan se mund të jetë për shkak të kalimit të gjendjes së një gruaje në amësi. “Ndryshimet e trurit mund të tingëllojnë disi frikësuese, por hulumtimet tona tregojnë se mund të ketë një qëllim evolutiv ndaj këtyre ndryshimeve që mund të shërbejnë në një farë mënyre, kur ju të bëheni nënë” – shtoi Hoekzema.

Zona të caktuara të trurit të cilat treguan një rënie në vëllimin gri, janë çështje të rëndësishme poashtu. Këto ndërlidhen me aftësinë për t’i vënë në rend të parë të tjerët dhe të imagjinoni se si do të mendojnë ose do të ndjehen.

Sa për baballarët? Studimi, i cili në krahasim me 19 prind që bëheshin babë për herë të parë dhe 17 burra pa fëmijë, nuk gjetën asnjë provë të ndryshimeve siç është vërejtur në trurin e nënave të reja./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.