19.2 C
Priština
More

    Si ndikojnë metodat kontraceptive në trupin tuaj

    spot_imgspot_img

    Për mirë apo për keq, ekzistojnë lloje të ndryshme të pilulave kontraceptive. Por, në rastet kur dëshironi të shmangni shtatzëninë, këto shpesh mund të shkaktojnë disa ndryshime të tjera në trupin tuaj dhe jo gjithë prej tyre janë të këndshëm. Ja se çfarë duhet të dijë çdo femër në lidhje me secilin lloj të metodës kontraceptive. Duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj në lidhje me metodat më të mira që janë të përshtatshme për ju.

    Pilula kombinuese (estrogjen dhe progestin)

    Ekzistojnë një shumëllojshmëri e pilulave që mund të gjenden, por të fillojmë me disa nga efektet anësore pozitive apo të dobishme. Marrja e estrogjenit në çfarëdo forme, mund të ndikojë në cikël menstrual më të lehtë si dhe lëkurë më të mirë, thekson Nerys Benfield, asistent profesor në Departamentin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë. Por, marrja e estrogjenit mund të shkaktojë edhe të përziera, që mund të lehtësohet me kalimin e kohës. Ju mund të keni ndjeshmëri të gjirit, dhimbje koke apo gjakderdhje të madhe gjatë ciklit.

    Mini pilula (vetëm progestin)

    Ky është një opsion i shkëlqyer për këdo që është në kërkim të kontracepsionit oral pa estrogjen, të cilat duhet t’i shmangni nëse jeni një duhanpirës (rreziku për trashje të gjakut është më i madh tek duhanpirësit), ose jeni në gjidhënie (estrogjeni mund të thajë qumështin tuaj).

    NuvaRing

    Kjo unazë e vogël që futet në vaginë çdo muaj lëshon të njejtin kombinim të estrogjenit dhe progestinit, njëlloj sikur pilula, por e bën atë në një dozë më të vogël dhe është më e qëndrueshme. Por, disa femra nuk mund të durojnë asnjë lloj insertimi në vaginë dhe nuk ndjehen rehat, si dhe gjatë raportit seksual ajo mund të dal jashtë – jo shumë e këndshme!

    Patch

    Edhe ky lloj është një mjet kontraceptiv shumë i mirë, i cili ka të njejtat hormone si pilula dhe unaza, kështuqë nga ky aspekt, ka efekte të ngjashme anësore. Anët e mira janë se ofron lëkurë më të mirë dhe cikël të lehtë menstrual, ndërsa anët negative janë dhimbjet e kokës dhe ndjeshmëria e gjinjve. Nëse keni ndonjë irritim të lëkurës apo diçka të ngjashme kaloni në ndonjë metodë tjetër kontraceptive.

    Shot

    Opsion tjetër vetëm me progestin i cili administrohet çdo tre muaj. Ka dozën më të lartë se të gjitha zgjedhjet e hormonet tjera, dhe për këtë arsye ka efektet më pak të dëshirueshme (duke përfshirë edhe shtimin në peshë).

    Implant

    Ky opsion hormonal vetëm me progestin vjen në formën e një shkopi të vogël metalik të implantuar nën lëkurë, dhe ka të njejtin efekt sikur metodat tjera. Ju mund të keni ndjesi pickimi apo mavijosje si pasojë e implantit mënjëherë pas futjes, por që kalon me kohë.

    IUD hormonal

    Ndoshta jeni të vetëdijshëm për eefektin kryesor anësor të IUD: mund të ndjeni parehati dhe shqetësim gjatë insertimit të parë nga mjeku. Në anën tjetër, ju mund të siguroni mbrojtje prej tre deri pesë vjet. Kjo lloj metode hormonale mund të shkaktojë edhe disa dobësi tipike hormonale (ndjeshmëri e gjinjve dhe dhimbje koke).

    IUD prej bakri

    Përvoja me IUD prej bakri është e njejtë me atë hormonale, por dallimi kryesor është se cikli juaj menstrual bëhet më i vështirë vitin e parë, andaj rekomandohet të mbani peceta higjienike me vete për çdo rast, por me kohë rregullohet.

    Lateks prezervativë

    Ah, prezervativët. Këto metoda të besueshme kanë shumë pak efekte anësore, për aq kohë sa nuk jeni alergjik ndaj lateksit. Mund ta vëreni këtë mënjëherë brenda 20 deri 30 minuta pas përdorimit nëse keni ndonjë alergji ndaj lateksit. Do të shfaqet një gungë e vogël e skuqur, dhe jo vetëm në zonën ku prezervativi ka prekur.

    Diafragma

    Ndoshta popullariteti i diafragmës veçmë është zbehur, por ende paraqet një nga metodat më të mira kontraceptive nëse përdoret siç duhet. Kjo metodë duhet të ju përshtatet dhe insertohet në vaginë pak para raportit seksual. Ankesat e vetme kanë qenë nga femrat që janë të prirura ndaj infeksioneve të traktit urinar.

    Sfungjeri

    Një tjetër metodë kontraceptive është edhe sfungjeri i cili vendoset në vaginë pak para seksit dhe përmban spermicide për të ndihmuar në bllokimin e gjetjes së vezës. Është më e lehtë për t’u vendosur në krahasim me diafragmën, por nuk është edhe aq efektive. Për aq kohë sa femrat nuk janë të ndjeshme ndaj spermicideve, shumica prej tyre e pëlqejnë sfungjerin.

    Asnjë metodë nuk është e përkryer, kështuqë vlerësoni të mirat dhe të këqijat dhe zgjidhni një metodë më të duhur për ju./kosovarja.ch/

    Foto: Glamour

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...