Uji me limon: Rituali juaj i mëngjesit

spot_imgspot_img

Nëse e filloni ditën në mëngjes me një gotë ujë të ngrohtë me limon, do të fitoni efekte të shumta pozitive në organizëm dhe shëndetin e përgjithshëm. Kjo metodë praktikohet në Ajuverdi me shekuj, dhe këtu është arsyeja pse duhet ta kyçni ujin me limon në ritualin tuaj të mëngjesit.

Forcon imunitetin

Frutat agrume, të cilat përfshijnë edhe limonin, janë të pasura me vitaminë C dhe acid askorbik. Vitamina C ndihmon në luftimin e ftohjes, kurse acidi askorbik ndihmon absorbimin më të mirë të hekurit i cili luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar.

Detoksikon organizmin

Limonada është një diuretik natyror, që do të thotë se ndihmon trupin për të nxjerrë lëngjet dhe toksinat. Acidi citrik gjithashtu rrit numrin e enzimeve të cilët stimulojnë mëlçinë.

Ndihmon tretjen

Jo vetëm që uji i ngrohtë stimulon sistemin e tretjes, por limoni stimulon dhe pastron edhe mëlçinë. Gjithashtu, limoni ndihmon acidin e stomakut për të tretur më mirë ushqimin.

Alkalizon organizmin

Nëse trupi juaj është në pH-çekuilibër kronik, keni më shumë shanse për t’u sëmurë. Edhe pse limoni është i tharrptë, ai në trup shëndrrohet në bazë dhe e alkalizon atë, dhe kështu e bën të lehtë dhe të shpejtë balancimin e pH të organizmit tuaj, veçanërisht nëse ushqimi juaj është i pasur me mish dhe produkte të qumështit.

Jep energji

Shumë prej tyre pohojnë se uji i ngrohtë me limon, pas disa ditësh të konsumit të rregullt, i zgjon më mirë se kafeja. Kombinimi i ujit me limon ndihmon në hidratimin dhe oksigjenimin e gjakut, për këtë pastaj ndjeheni fantastik.

Mban lëkurën të bukur

Për shkak të dehidratimit kronik, lëkura mund të duket e lodhur dhe e përhimtë. Vitamina C luan rolin kryesorë në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, kurse antioksidantët luftojnë plakjen./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...